Menaxher/e Restoranti 122 views

Job Expired

ATDG (Art and Tourism Development Group), një nga kompanitë lider në fushën e Turizmit dhe hotelerisë, me një shtrirje të gjerë në bregdetin shqiptar.

Fton profesionistë për një nga strukturat e saj në Tiranë të aplikojnë në pozicionin e:

Menaxher/e Restoranti

Luan një rol të rëndësishëm në ofrimin e shërbimeve cilësore sipas standardeve të Kompanisë dhe në sigurimin e kënaqësisë së klientëve.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Sigurohet që punonjësit të punojnë në përputhje me rregullat & politikat e kompanisë;
  • Merret me trajnimin e punonjësve për të ndjekur procedurat e restorantit;
  • Kujdeset për ruajtjn e higjenës, standardeve të sigurisë dhe cilësisë së ushqimit;
  • Siguron shërbim cilësor ndaj klientit dhe menaxhon reagimet dhe ankesat e tyre;
  • Merret me menaxhimin financiar të pikës së shitjes;
  • Koordinon punën midis kamarierëve në sallë për maksimizimin e shërbimit;
  • Koordinon oraret e punës, ditët e pushimeve, lejet vjetore;
  • Mbikqyr të gjithë aktivitetin në sallë dhe kuzhinë;
  • Siguron që klientët të marrin porosinë në kohë;
  • Përgjegjës në dhënien e një shërbimi profesional, miqësor dhe të kujdesshëm në cdo kohë për të gjithë klientët;
  • Të ketë një paraqitje korrekte dhe pozitive;
  • Sigurojnë një ambjent të pastër, dhe të organizuar të punës;

Kualifikimet dhe Aftësitë:

  • Të kenë përvojë pune jo më pak se 3 vjet në këtë profil;
  • Diplomë në Hoteleri-Turizëm përbën avantazh;
  • Të kenë kujdes në shërbim për të shmangur cdo aksident të mundshëm;
  • Ruajtja e standardeve të larta të higjenës personale gjatë gjithë kohës në punë;
  • Aftësi shumë të mira komunikuese;
  • Etikë profesionale dhe aftësi për të punuar në grup;
  • Të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze, gjuhë të tjera përbëjnë avantazh;
  • Fleksibilitet me orarin e punës;
  • CV-të të shoqërohen me foto;

Ofrohet:

  • Pagesë konkuruese

Shënim: Ju lutem të interesuarit të specifikojnë pozicionin e tyre të punës gjatë aplikimit!

Aplikantët të dërgojnë CV në adresen e e-mailit: hr@atdg.al ose të kontaktojnë në numrin e telefonit:

+35568 608 2912

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 20 Jobs
  • Location
  • Profili Turizem