Menaxher/e Operacional/e 106 views

Job Expired
People R Us, në emër të klientit të saj që vepron në fushën e FMCG aktualisht është duke rekrutuar Menaxher/e Operacional.
Përmbledhje e Detyrave te Punës:
Menaxheri i Operacioneve të Retailit planifikon, ekzekuton, drejton dhe koordinon operatcionet në zinxhirin aktual të dyqaneve si dhe për ata ne çelje e sipër dhe mbyllje.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
• Menaxhon, kordinon dhe kontrollon operacionet në zinxhirin aktual të dyqaneve
• Menaxhon, kordinon, dhe kontrollon operacionet në hapjen e dyqaneve të reja
• Menaxhon, koordinon dhe kontrollon të gjitha kontratat që janë të lidhur qoftë me përgatitjen e dyqaneve të reja si dhe të atyre në mirëmbatjen e dyqaneve të mubushura me mall dhe funksionale
• Menaxhon dhe kontrollon trajnimin e stafit të angazhuar në zinxhirin e dyqaneve
• Kontrollon implementimin e proceseve dhe operacioneve të zinxhirit te dyqaneve
• Përcakton oraret e punës në dyqane
• Menaxhon Menaxherët e dyqaneve
• Koordinon punët me departamentet e tjera në Komapani me të cilat ka ndërlidhje si komercial, marketingu, kujdesi ndaj klientit, financa, etj.;
• Menaxhon dhe koordinon marrdhëniet me palët e tjera të interesit në ambjentet dhe komunitetin ku operojnë dyqanet e kompanisë;
• Përcakton treguesit e performancës për dyqanet dhe për individët në tërë zinxhirin në varësi të tij/saj;
• Propozon promovimin, ndërrimin, apo edhe largimin e stafit nëpër dyqane;
• Rekomandon përmirësime të operacioneve të retailit;
• Bën propozimet për zgjerime të mëtejshme të rrjetit të dyqaneve;
• Planifikon resurset dhe pjesëmarrësit në një departament;
• Bën propozimet buxhetore në lidhje me planet e zhvillimeve të departamentit;
• Delegon detyra dhe përgjegjësi tek personeli në varësi;
• Në mënyrë proaktive menaxhon ndryshimet sipas politikave apo projekteve;
• Si dhe zhvillon detyra të tjera të natyres së punës;
Kualifikimet arsimore, profesionale, shkathtësitë kyçe, aftesitë dhe përvoja:
• Shkollim Universitar (Financë, Menaxhim Biznesi, Marketing;
• Eksperiencë pune 1-3 Vjeçare si Menaxher i Operacioneve të Retailit ose pozicione të ngjashme;
• I çertifikuar sipas kërkesave profesionale të postit;
• Aftësi analitike, strategjike, planifikuese, organizative, mbikëqyrëse dhe këshilluese;
• Aftësi profesionale në të shkruar dhe komunikim verbal,
• Njohje e avancuar e MS Office (Excel; Word; Outlook; PowerPoint);
• Aftësi për të mbajtur nivel të lartë të konfidencialitetit;
• Patent Shoferi kategorine “B”
SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.
Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj në adresën e-mail: jobs.peoplerus@consultant.com me subjekt “Menaxher/e Operacional”
Emëroni CV-në sipas këtij formati (emër [hapsirë] mbiemër [hapsirë] CV).
Aplikimi juaj duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës deri në 04 Dhjetor 2020.
Ju do të kontaktoheni nga ekipi People R Us nëse jeni përzgjedhur për të vijuar me proçesin e intervistave.
Në bazë të ligjit Për mbrojtjen e të Dhënave Nr. 9887, datë 10.03.2008, dhe rekomandimeve nga Institucioni i Komisionerit Për Mbrojtjen e të Dhënave, ju bëjmë me dije se tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 3 Jobs
  • Location Tiranë
  • Profili Konsulence