Menaxher/e i pergjithshem 102 views2 applications

Job Expired

“ D.O.R.A. RESIDENCE ” kërkon të punësojë individë energjikë, të motivuar, me potencial dhe integritet të lartë.

Vend i hapur pune për: Menaxher/e I Pergjithshem
Kërkojmë të punësojmë Menaxher/e për “D.O.R.A. Residence” në Tiranë.

Përmbledhje e punës:

• Menaxheri është përgjegjës për drejtimin e funksioneve të përgjithshme të shërbimeve të hotelit;
• Koordinon dhe mbikëqyr veprimtarinë e biznesit;
• Monitoron dhe menaxhon efikasitetin e shërbimeve;
• Siguron kompetencën e të gjithë anëtarëve të stafit;
• Ndihmon në formulimin e buxhetit, vlerëson punën e departamenteve kundrejt buxhetit
dhe merr masat e duhura për të qëndruar brenda udhëzimeve buxhetore;
• Ruan një menaxhim efektiv duke kërkuar pajtueshmëri me të gjitha standardet dhe ligjet në fuqi.

Kualifikimet / kërkesat:

• Arsim i lartë;
• Përvojë e mëparshme në menaxhim dhe administrim
• Të menduarit kritik në zgjidhjen e problematikave
• Planifikim dhe zbatim i projekteve
• Aftësi shumë të mira organizative dhe komunikuese;
• Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
• Të zotërojë leje drejtimi të kategorisë B.

“D.O.R.A. Residence” mundëson kushte pune të shkëlqyera për të zhvilluar karrierën profesionale, si dhe paketë të kënaqshme pagese.

Nëse jeni të interesuar për këtë pozicion, ju lutem dërgoni CV-në tuaj në d.o.r.a.residence@gmail.com , duke specifikuar pozicionin për të cilin ju po aplikoni
ose telefononi në numrin e kontaktit :+355 68 20 21 057.

*** Ju bëjmë me dije se, vetëm kandidatët e kualifikuar, do të kontaktohen për intervistë.

More Information

  • This job has expired!