Përshkrimi
AGIKONS sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ”Marea Resort” (Kavajë), ”Tarraca e Ullijve” (Dhërmi), ”Plazhi i Gurtë” (Qeparo), ”Bougainville Bay” (Sarandë) si edhe ”Meshtekna” Brezovice.
Kompania po kërkon të zgjerojë stafin e saj, në pozicionin: Menaxher/e e Burimeve Njerëzore. Menaxhere e Burimeve Njerëzore është përgjegjës për përgatitjen, zhvillimin dhe funksionimin e të gjitha programeve të burimeve njerëzore duke përgatitur strategjitë për trajnimin, zhvillimin e personelit, matjen e performancës, përgatitjen e procedurave etj.
Detyrat
- Zhvillon strategjitë për menaxhimin e burimeve njerëzore të kompanisë.
- Menaxhon punonjësit e kompanisë që të zbatojnë rregulloren e kompanisë, duke i informuar për të drejtat dhe detyrimet që kanë.
- Udhëheq procesin e sistemit të vlerësimit të performancës si edhe të punonjësve që përfundojnë periudhën e proves, duke njoftuar përpara afatit Eprorët e tyre.
- Në varësi të rezultatit, komunikohet ndërprerja e kontratës sipas kodit të punës ose vazhdimësia e saj dhe vlerësimit monetar.
- Udhëheq procesin e rekrutimit për pozicionet e punës për secilin departament të kompanisë dhe kompanive të grupit.
- Zhvillon strategjinë e publikimit të njoftime të punës në portalet online dhe në shtypin e shkruar (vetëm për njoftimet e punës) sipas kategorisë të pozicionit të punës.
- Formulon kontratat e bashkëpunimit me këto kompani, të shqyrtuara më parë nga departamenti ligjor dhe ndjek procesin e likujdimit të faturave.
- Harton njoftimet e punës për pozicionet vakante duke u bazuar në përshkrimin e punës dhe përcakton portalet e publikimit sipas njoftimeve.
- Harton long list të kandidatëve që do të intervistohen.
- Realizon intervista me kandidatët e përzgjedhur së bashku me Drejtorin e Departamentit/Sektorit.
- Zhvillon së bashku me Drejtuesin e Departamentit ”Induction Programme”, program i cili udhëheq dhe orienton procesin e integrimit të punonjesve që fillojnë punë në kompani së bashku me dokumentat përkatëse për dosjen e tyre personale.
- Harton dhe zhvillon procedurat e kompanisë për secilin departament.
- Dërgon të dhënat e punonjësve për t’i rregjistruar dhe çrregjistruar skema e punësimit, sipas afateve dhe procedurave dhe ja dërgon Departamentit të Financës.
- Bashkëpunon ngushtë me departamentet e tjera të kompanisë për çeshtjet e menaxhimit të stafit me qëllim ruajtjen dhe krijimin e një mjedisi pune zhvilluese dhe dinamike.
- Plotëson rregjistrat fizik me të dhënat e punonjësve për kontributet e derdhura të çdo muaji.
- Harton dhe përditëson Grafikun e Lejes Vjetore për punonjësit e kompanisë.
- Realizon raport mujor për veprimtarinë e punës.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar Arsimin e lartë në Shkencat Ekonomike, Shoqërore, etj.
- Të ketë mbi 5 vjet eksperiencë pune në Menaxhimin e Burimeve Njerëzore.
- Të ketë aftësi shumë të mira rekrutuese.
- Të ketë eksperiencë në shkrimin dhe hartimin e procedurave.
- Të ketë njohuri shumë të mira të ”Paketës Office”.
- Të zotërojë gjuhën Angleze dhe Italiane.
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese.
- Të ketë aftësi shumë të mira analitike, organizative, menaxheriale.
- Të ketë aftesi të mira të punuarit në grup.
Shënime
- Punohet nga e Hena – Premte.
- Orari i Punes: 08:30-17:00.
Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV në adresën e email: hr@agikons.com
Kontakt; 068 40 52 085.
Adresa: Blloku Rezidencial “Kodra e Diellit” A0/1, Selite, Tirane
More Information
- Rruga/Zona Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit" A0/1, Selite, Tirane
- Tel/Mob Nr konakti:+355 684052085
- Experience Level me eksperience, Manager