Menaxher Blerje Lendes se Pare 290 views

Profili i kompanisë:

KRACO filloi aktivitetin në vitin 1997 si një nga kompanitë e para në industrinë e prodhimit të produketeve ushqimore,
Kompania lider në Shqipëri në prodhimin e përgatitjeve për pije të ngrohta të ftohta dhe çajra, e çertifikuar tashmë dhe me sistemin e cilesisë IFS 6.1.
Kompania Kraco prodhon artikuj të ndryshëm ushqimorë të cilat përdoren gjerësisht në të gjitha kanalet e shitjes brenda dhe jashte vendit: Horeca, Retail, B2B.

Detyrat dhe Pergjegjesite

  • Inicion proceset e prokurimit
  • Merr pjesë në negociatat me furnitorët / kontraktorët;
  • Mbikëqyr “Dorëzimin” e mallrave / shërbimeve, komunikon brenda dhe me furnitorët përkatës për çështjet
  • Zhvillon dhe monitoron proçeset agrotreknike të nevojshme të shërbimeve/blerjeve të lendeve te para;
  • Kontrollon dhe monitoron procedurat e cilësisë dhe sigurise der ne fazen e lëndëve të para;
  • Menaxhon furnizuesit për kategoritë përkatëse dhe kategoritë e tjera kur është e nevojshme, në përputhje me Procesin e Menaxhimit të Shitësit të Grupit;
  • Siguron zbatimin e kontratave në interes të KRACO
  • Analizat / Menaxhimet dhe kërkesat e burimit te blerjeve
  • Mirëmban të dhëna të sakta për të gjitha raportimet, blerjet dhe raportet e aktivitetit.
  • Mirëmban njohuri të hollësishme për produktet ose shërbimet e kompanisë.
  • Përmbush detyra të reja të caktuara nga kompania në kuadër të arritjes së misionit dhe qëllimit të saj.

Aftesite & Kualifikimet

  • Diplomë e arsimit të lartë në Universitetin Bujqesore te Tiranes, Dega Agronomi ose Dega Farmaci prane Universitetit te Tiranes/Zoja e Keshillit te Mire;
  • Te kete njohuri shumë të mira të paketës Windows Office Package (Word, Excel, Power Point);
  • Te kete aftesi shume te mira drejtuese;
  • Njohuri ekselente te Gjuhes Angleze & Italiane;
  • Te kete aftesi te mira komunikimi dhe negocimi;
  • Aftesi shume te mira analitike dhe te jete i drejtuar nga detajet;
  • Te jete energjik dhe i afte te punoje ne grup;
  • Te zoteroje leje drejtimi automjeti.

Kandidatet e interesuar mund te dergojne aplikimet e tyre me e-mail ne adresen tone elektronike: hr@kraco.al
Ju njoftojme se të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr9887 percaktuar nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

More Information

Please login with Candidate account to view more fields.
Apply for this job Apply via Facebook
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 4 Jobs
  • Location
  • Rruga/Zona Autostrada Tiranë - Durrës
  • Profili Tregti dhe Prodhim