Matilpro Shpk kerkon te punesoje Pergjegjese Linje 33 views

Përgjegjësja e Paketimit është përgjegjëse për organizimin, koordinimin dhe mbikëqyrjen e procesit të paketimit, duke siguruar që produktet të paketohen sipas standardeve të cilësisë, kërkesave të klientëve dhe afateve të përcaktuara nga kompania.

Detyrat dhe Përgjegjësit kryesore:

  • Organizon dhe shpërndan detyrat ditore për punonjësit e paketimit.
  • Siguron realizimin e planit ditor të paketimit sipas objektivave të vendosura.
  • Monitoron ritmin e punës dhe ndërhyn për eliminimin e vonesave.
  • Koordinon punën me departamentet e Qepjes dhe Kontrollit të Cilësisë për të garantuar vazhdimësinë e procesit.
  • Mbikëqyr të gjitha operacionet e kontrollit dhe paketimit sipas kërkesave të klientëve dhe procedurave të kompanisë.
  • Siguron që produktet të kontrollohen dhe paketohen në mënyrë korrekte, të sigurta dhe estetike.
  • Verifikon që produktet të jenë në përputhje me specifikimet teknike, etiketimet dhe standardet e cilësisë përpara paketimit.
  • Kontrollon përdorimin korrekt të materialeve të paketimit dhe respektimin e udhëzimeve të punës.
  • Ndërhyn menjëherë në rastet e gabimeve, mospërputhjeve ose devijimeve të konstatuara gjatë procesit të kontrollit dhe paketimit.
  • Siguron zbatimin e procedurave të kompanisë gjatë të gjitha fazave të procesit.
  • Kontrollon përdorimin racional të materialeve dhe minimizimin e humbjeve gjatë operacioneve të paketimit.
  • Siguron që çdo produkt i paketuar përmbush standardet e cilësisë së MATILPRO.
  • Kryen kontrolle të vazhdueshme gjatë procesit të paketimit.
  • Evidenton dhe raporton defektet ose mospërputhjet e konstatuara.
  • Bashkëpunon me Departamentin e Kontrollit të Cilësisë për zbatimin e masave korrigjuese.

More Information

Only candidates can apply for this job.
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 4 Jobs
  • Location Albania, Tiranë
  • Rruga/Zona Rr:“VANGJEL NOTI”, LAPRAKE, TIRANE
  • Tel/Mob +355 685809607
  • Profili Prodhim/Perpunim