Marketing Account 71 views

Job Expired

Profili i kompanisë: Balkan Finance Investment Group BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

 

ACREM është pjesë e BALFIN Group e specializuar në ofrimin e menaxhimit të pasurive të paluajtshme. ACREM është kompania menaxhuuese e Qendrave tregtare TEG dhe QTU, si dhe TLP, Rolling Hills, dhe Ambasador 3. Me një rrjet profesionistësh ACREM, ofron një paketë të gjërë shërbimesh si: Konsulencë Financiare, Marketing, Qiradhënie dhe Administrim.

 

Pozicioni:         Marketing Account

Departmenti:   Marketing

Location:         ACREM, Tiranë

 

Përshkrim i Pozicionit të Punës:

Marketing Account është përgjegjës/e për koordinimin dhe ndjekjen e faturimeve për TEG dhe QTU si dhe çdo pale të tretë të përfshirë.  Raporton tek Drejtor i Marketingut.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Koordinimi dhe ndjekja e faturimeve për të gjithë qiramarrësit e TEG / QTU.
  • Rakordimi me Departamentitn e Financës në lidhje me të ardhurat dhe kostot e marketingut për TEG dhe QTU.
  • Ndjekja e faturimeve nga palët e treta si TV, Radio dhe kanalet e tjera të komunikimit.
  • Integrimi i qiramarrësve në fushatat e TEG dhe QTU.
  • Hartimi dhe raportimi në format excel i të gjitha kostove të Departamentit Marketing për TEG dhe QTU.
  • Hartimi i kontratave deri në nënshkrim/vulosje me të gjitha palët e perfshira për qendrat tregtare TEG dhe QTU.
  • Ndjekja e të gjitha proçeseve të prokurimeve.
  • Sistemimi dhe arkivimi i të gjithë dokumentacionit financiar të TEG dhe QTU (fizikisht dhe elektronikisht)
  • Arkivimi i materialeve reklameuese të fushatave dhe të PR-it

 

Kërkesat e Pozicionit:

  • Së paku 2 vite përvojë në të njëjtin pozicion ose pozicione të ngjashëm
  • Diplomë Bachelor (preferohet në profiling Marketing, Menaxhim ose Financë)
  • Aftësi të shkëlqyera të punës në grup
  • Rrjedhshmëri në gjuhën angleze (preferohet njohja e gjuhëve të tjera të huaja)
  • Njohuri të shkëlqyera kompjuterike

 

Kulifikime dhe aftësi te tjera:

  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi (verbal dhe të shkruar) / prezantimi.
  • Metodik/e dhe i/e organizuar.
  • Aftësi të shkëlqyera të punës në grup.
  • Rrjedhshmëri në gjuhën angleze (preferohet njohja e gjuhëve të tjera të huaja).
  • Njohuri të shkëlqyera kompjuterike, sidomos të Excel.
  • Menaxhimi i volumeve të mëdha të informacionit.
  • Inteligjencë numerike mesatare.
  • Aftësi të forta analitike dhe logjike.
  • I/E aftë për të kuptuar dokumentacion kompleks lidhur me referencat përkatëse bazuar në argumenta.

Kushtet e Punës: BALFIN Group ofron një paketë tërheqëse përfitimesh, duke përfshirë një shpërblim të drejtë në vlerësimin e meritës dhe performancës

 

 

Mënyra e aplikimit*:

Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni CV-në brënda datës 06/06/2022 në adresën hr@acrem.al duke specifikuar në subject “Marketing Account”

 

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 8 Jobs
  • Location Tiranë
  • Profili Sherbime