Job Expired

Shoqëria WELL shpk, pjesë e Alkosgroup Albania, për shkak të zgjerimit të aktivitetit të rrjetit të tij drugstore dhe hapjes së dyqanit më të ri në qytetin e Lushnjës, shpall vakant pozicionet e punës:

  1. MENAXHER DYQANI
  2. ZËVENDËS MENAXHER DYQANI
  3. PËRGJEGJËS TURNI
  4. STAF/SHITËS
  5. KASIER & SISTEMUES

FUNKSIONI BAZË DHE QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE

  • Manaxher & Zëvendës Menaxheri Dyqanit është përgjegjës për menaxhimin e përditshëm të dyqanit dhe mbarëvajtjen e tij në përputhje me standardet e vendosura nga kompania.
  • Përgjegjës Turni (F/M) është përgjegjës për menaxhimin dhe motivimin e stafit, ndjekjen me rigorozitet të detyrave të përditshmërisë së dyqanit në përputhje me udhëzimet e kompanisë, është pikë kontakti dhe përfaqësimi i dyqanit në mungesë të menaxherit.Menaxhimi i dyqanit, organizimi i stafit, realizimi i detyrave të lëna nga T1 ne T2 dhe anasjelltas.
  • Staf Shitës (F/M) – i cili kryen njëherësh funksionet e punës kasier, sistemues dhe shërbim klienti. Kujdeset për mirëmbajtjen e produkteve dhe mirëorganizim e tyre, shitjen dhe sistemimin e mallit nëpër rafte, etj;


DETYRAT

  1. Menaxhimi dhe motivimi i stafit si dhe ndjekja me rigorozitet e disiplinës në punë;
  2. Maksimizimi i produktivitetit të dyqanit, fokusi tregtar dhe ndërmarrja e veprimeve për të arritur nivelin më të lartë të përfitueshmërisë së dyqanit;
  3. Ecuria e performancës dhe rritja, përmes ekzekutimit të shkëlqyeshëm operacional dhe komercial;
  4. Vendosja dhe mirëmbajtja e standardeve të larta për paraqitjen e dyqaneve dhe tregtimin vizual në përputhje me standardet e kompanisë;
  5. Kanë në fokus arritjen e indikatorëve të performancës së vendosur;
  6. Mbledhja, filtrimi dhe dërgimi i porosive ditore;
  7. Zgjerimi i klientelës, nëpërmjet sjelljes së risive dhe rritja e ndërgjegjësimit për brand-in e kompanisë;
  8. Kujdeset për mirëmbajtjen e produkteve dhe mirëorganizim e tyre;
  9. Bën sistemimin e mallit nëpër rafte apo hapësirat e caktuara;
  10. Kujdeset që çdo artikull i raftit të jetë i pajisur me çmimin përkatës;
  11. Kontrollon ekspozimin për të mbushur stokun dhe angazhohet në sistemimin e stokut në rregullin e kërkuar;
  12. Kontrollon produktet e rafteve për skadencat dhe i raporton ato tek përgjegjësi, menaxheri;
  13. Kontrollon, evidenton dhe vendos përkthimet në shqip të produkteve që nuk e kanë atë;
  14. Asiston klientët në proçesin e blerjes me çfarë ata kanë nevojë;
  15. Raportimi mbi ecurinë e punës;

Kriteret dhe aftësitë e kërkuara:
Edukimi: Arsimi i lartë, profili Ekonomik/Finance;
Eksperiencat e punës: Minimum 1 vit përvoje pune në pozicion të ngjashëm;

Kualifikime të tjera:

  • Njohuri shumë të mira të paketës Office (Word, Excel);
  • Metodik dhe i organizuar;
  • Ndershmëri dhe integritet;
  • Fleksibilitet për pune me 2 turne

Tjetër (Opsionale)
Ne ofrojmë:

  • Pagë motivuese;
  • Atmosferë miqësore dhe dinamike;
  • Kontratë të rregullt pune;
  • 40 orë pune në javë;
  • Vlerësim sipas performancës;
  • Leje vjetore;

Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë aplikimin e tyre në adresën: well.rekrutime@alkosgroup.al ose të na shkruajnë në numrin +355 69 700 6305 (WhatsApp)

More Information

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 0 Jobs
  • Location Albania, Tiranë
  • Rruga/Zona Rruga e Serave, Picar, Vore, 1032, Tirane
  • Tel/Mob +355697053354
  • Profili Kozmetike, Supermarket, Tregti