Manaxher shitjesh 42 views

Job Expired

Përshkrimi

AGIKONS sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ”Marea Resort” (Kavajë), ”Tarraca e Ullijve” (Dhërmi), ”Plazhi i Gurtë” (Qeparo), ”Bougainville Bay” (Sarandë) si edhe ”Meshtekna” Brezovice. 
Kompania po kërkon të zgjerojë stafin në Departamentin e Marketingut në pozicionin: “Menaxher Shitjesh / Master Projekti”.

Detyrat

Menaxher Shitjesh: Realizon objektivat e zhvillimit te biznesit per projektet qe mbulon duke kontribuar ne informacionet dhe rekomandimet ne planet strategjike te kompanise. Identifikon mundesite e zhvillimit te biznesit, duke percaktuar kerkesat e klienteve, masen e tregut, levizjet e konkurenteve, parashikimin e levizjeve konsumatore, specifikimet e produktit. Pergatit dhe implementon planet e shitjeve per te arritur kuotat e zhvillimit te biznesit, si jane te percaktuar nga kompania per projektet qe mbulon. Rekomandon politikat e cmimit dhe oferta te ndryshme per produktet e projekteve ne ngarkim. Eshte pergjegjes per organizimin dhe manaxhimin e procesit te shitjes dhe ndjekjen e procesit me departamentet e tjera kur eshte e nevojshme. Eshte pergjegjes per identifikimin e klienteve potenciale dhe prezantimin e produkteve te projekteve ne ngarkim. Krijon oferta te personalizuara me klientet duke pershtatur nevojat e klienteve me llojin e produktit qe kompania ofron. Negocion dhe finalizon me klientin specifikimet e produktit, kushtet e transaksionit si dhe format e ndryshme te financimit. Harton kontratat respektive, dhe ndjek procesin e shitjes sipas procedurave te percaktuara. Miremban marredhenie te shendetshme me palet e treta, si zyrat e agjensive immobiliare, kur i kerkohet. Ndihmon dhe siguron implementimin e aktiviteteve te marketingut qe lidhen me provominim e produkteve te projekteve qe mbulon apo klienteve te targetuar Ndihmon dhe siguron ne realizimin e imazhit marketing sipas formave te percaktuara te projekteve ne ngarkim. Sygjeron dhe ofron rekomandime per planet e promovimit te kompanise dhe produkteve te projekteve ne ngarkim kundrejt audiences se interesuar. Raporton me baza ditore tek eprori sipas procedures ne fuqi. Master Projekti:Zoteron informacionin e detajuar te nje projekti te caktuar te kompanise. Organizon trajnime me Menaxheret e Shitjes, Kujdesin ndaj klientit per prezantimin e produktit. Suporton Menaxheret, Agjentet e Shitjes me informacionin e kerkuar rreth atij projekti. Mban marredhenie me Strukturen e Projektuesve (Arkitekte dhe Inxhinjere) ne menyre qe te njihet ne kohe me cdo ndryshim per sa i perket projektit qe eshte Master. Informon ne kohe koleget e Shitjes ne lidhje me ndryshimet qe mund te kete Projekti qe eshte Master. Ndjek ecurine e punimeve dhe informon ne kohe Menaxheret e Shitjes. Miremban dhe perditeson folderin perkates te Projektit (Planimetri, Cmime, Stokun). Sebashku me Drejtorin e Departamentit propozon ne kohe ndryshimin e Cmimit te shitjes se Pronave te projektit te tij shoqeruar me argumentet perkatese. Raporton tek Drejtori i Departamentit cdo dite rreth ecurise se punes, ndryshimet ne projekt si edhe propozime te ndryshme.

Kualifikimet

Te kete perfunduar Arsimin e larte. Te kete mbi 5 vjet eksperience pune ne fusha te ngjashme. Te njohe shume mire nje gjuhe te huaj, preferohet anglisht. Te njohe shume mire programet baze Office (avantazh njohja eprogrameve profesionale). Te kete experience ne realizimin e strategjive marketing dhe publicitar. Te jete i/e besueshem. Te kete aftesi te mira konkuruese dhe te jete i afte te punoje ne grup. Te kete aftesi menaxhuese e vendimmarrese.  

Shënime


Aplikantet te cilet mendojne se plotesojne kriteret e mesiper e jane te lutur te dergojne CV-ne e tyre ne adresen tone te emailit: hr@agikons.com, ose te kontaktojne ne nr tone te kontaktit 068 40 52 085.

Adresa: Blloku Rezidencial “Kodra e Diellit”, A0/1, Selite, Tirane.

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 7 Jobs
  • Location
  • Rruga/Zona Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit" A0/1
  • Profili Ndertim