Magazinier 92 views

Job Expired

Magaziner

Kompania “DBH Construction” sh.p.k. është një kompani e cila operon në fushën e ndërtimit. Aktualisht kompania po zbaton disa projekte të rëndësishme. Në kuadrin e zhvillimit të aktivitetit të saj DBH Construction kërkon punësojë Magazinier per ne Dhermi.

Ky pozicion konsiston në ruajtjen dhe administrimin e çdo materiali që ndodhet në magazinë, si dhe evidentimin e çdo lëvizje të tij.

Detyrat

  • Është përgjegjës për vendosjen, sistemimin dhe administrimin e gjithë materialeve që ndodhen në magazinë.
  • Bën inventarizimin e materialeve, dokumenton çdo lëvizje në magazinë (hyrje ose dalje), si dhe transferon materiale të kompanisë sipas një kërkese të aprovuar nga administratori i kompanisë.
  • Është përgjegjës për ruajtjen e vlerave materiale sipas kushteve teknike që kërkon secili prej tyre.
  • Është përgjegjës për rregullsinë dhe ligjshmërinë e plotësimit të të gjithë dokumentacionit të hyrjes (marrjes në dorëzim) apo daljes (dorëzimit) të materialeve, si fletëhyrje, fletëdalje, proçesverbale etj.
  • Bashkëpunon me departamentin përkatës për marrjen e mallarave në dorëzim.
  • Plotëson ditarin e magazinës për çdo lëvizje, hyrje-dalje dhe dokumentat dhe kartelat përkatëse.
  • Mban proçesverbale për çdo incident, thyerje, dëmtim apo shpërdorim.
  • Mban inventarin e gjendjes së mallit në magazinë dhe përgatit raporte.
  • Bën raportime ditore tek eprori i drejtpërdrejtë.
  • Është përgjegjës të performojë detyra të tjera që kërkohen nga eprori i drejtpërdrejtë.

Kualifikimet

  • Diplomë e arsimit të lartë / të mesëm.
  • Aftësi shumë të mira organizuese dhe koordinuese.
  • Aftësi për të dhënë sugjerime dhe alternativa për zgjidhjen e problemeve dhe situatave.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe të bashkëpunimit.
  • Të jetë i besueshëm, i përgjegjshëm dhe të përmbushë detyrimet e punës.

 

More Information

  • This job has expired!