Magazinier ne Gjirin e Lalezit 57 views

Job Expired

Përshkrimi

AGIKONS sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit nëShqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet mëkonkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuarshumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ”MareaResort” (Kavajë), ”Tarraca e Ullijve” (Dhërmi), ”Plazhi i Gurtë” (Qeparo),”Bougainville Bay” (Sarandë) si edhe ”Meshtekna” Brezovice. 
Kompania po kërkon të zgjerojë stafin e saj në sektorin e financës në pozicionin: Magazinier për në Hamallaj.   Përgjegjësit: Magazinieri është përgjegjës për të ruajtur e mirëmbajtur mallrat e magazinës si edhe për të realizuar veprimet e nevojshme për marrjen e tyre në dorëzim ose për nxjerrjen e tyre nga magazina.

Detyrat

Menaxhon dhe kryen me sukses çdo proçes që lidhet me magazinimin e materialeve të ndryshme të kompanisë. Kontrollon të gjitha materialet dhe produktet fizikisht që hyjnë dhe dalin në hapësirën që ka nën përgjegjësi. Kujdeset për mirëmbajtjen e magazinës dhe administrimin e materialeve. Realizon ruajtjen të dokumentacionit të mëparshëm si dhe atij aktual sipas standardeve të kompanisë. Kontrollon sasinë edhe cilësinë e materialeve duke realizuar krahasime të çmimeve për periudha të ndryshme nga furnitorë të ndryshëm. Përgatit raporte për Manaxherin Financiar në të cilën pasqyron punët e realizuara, problematikat e ndryshme dhe detyrat e tjera që mund të krijohen në lidhje me ketë profil pune.

Kualifikimet

Të ketë aftësi të mira të ”Paketës Office”, si edhe të përdorë Programin financiar ”Alpha Business”. Duhet të ketë të paktën 3 vjet eksperiencë pune si Magazinier ose në profile të ngjashme. Kandidatët duhet të kenë përfunduar shkollën e lartë, preferohen në Fakultetin Ekonomik. Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të punuarit në grup. Vendbanim Preferohet ne zonat Shijak, Hamallaj, Manez, Durres. Mosha e kerkuar, jo me shume se 55 Vjec.

Shënime

Te interesuarit te kontaktojne ne numrin e kontaktit: 0684052085. Email: hr@agikons.com Adresa: Blloku Rezidencial “Kodra e Diellit”, A0/1. Tirane, Albania.

 

 

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 7 Jobs
  • Location
  • Rruga/Zona Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit" A0/1
  • Profili Ndertim