Magazinier 188 views1 application

Job Expired

Magazinier

 

Rreth kompanisëEuroElektra Sh.p.k është një ndër kompanitë kryesore në tregtimin e materialeve dhe zbatimin e projekteve të teknologjisë më të avancuar elektrike në Shqipëri dhe rajon. E pranishme me novacione për sistemet “Smart Solution” dhe “Renewable-Energy”, në ofrimin e shërbimeve të projektimit dhe promovimit të sistemeve të avancuara për godina residenciale, tregtare, industriale, telekomunikacion dhe shitjen me shumicë të materialeve elektrike. Në kuadër të zgjerimit të stafit EuroElektra kërkon “Magazinier”.

Detyrat:

  • Menaxhon dhe kryen me sukses çdo proçes që lidhet me magazinimin e materialeve të ndryshme të kompanisë.
  • Kontrollon të gjitha daljet/ shitjet e produkteve nga magazina përkatese dhe krahason sasitë fizike te bëra dalje me dokumentacionin përkatës shoqërues (fatura, flete dalje etj).
  • Eshtë përgjegjës/e për ruajtjen dhe sistemimin e mallrave në ambientet e magazinës.
  • Realizon ruajtjen e dokumentacionit të mëparshëm si dhe atij aktual sipas standardeve të kompanisë.
  • Përgatit raporte për Manaxherin Financiar në të cilën pasqyron punët e realizuara, problematikat e ndryshme dhe detyrat e tjera që mund të krijohen në lidhje me ketë profil pune.
  • Kontrollon te gjitha furnizimet e mallrave që hyjnë në Magazinën perkatëse si dhe komunikon me operatoren e Financës në magazinë për të siguruar regjistrimin e mallrave në sistemin e magazinës.
  • Bashkëpunon cdo ditë me operatoren e financës në magazinën perkatëse për të kontrolluar përputhshmërine e të gjitha regjistrimeve që bëhen në sistem me levizjet fizike të mallrave.
  • Sigurohet qe kodifikimi dhe vendosja e produkteve në Magazinë të bëhen në mënyrën e duhur në menyrë që identifikimi dhe kotrolli i produkteve të jetë sa me i lehtë.
  • Monitoron ne bazë ditore stokun e magazinës dhe vazhdimisht krahason gjëndjen fizike me sasitë në sistem duke kryer inventarizime fizike të produkteve

 

Kualifikimet dhe aftesitë që kandidati duhet të posedojë:

 

  • Kandidatët duhet të kenë përfunduar shkollën e lartë, preferohen te kene njohuri te mira te materialeve elektrike.
  • Duhet të ketë të paktën 3 vjet eksperiencë pune si Magazinier ose në profile të ngjashme.
  • Të ketë aftësi të mira të ”Paketës Office”, preferohet te kete njohuri mbi Programin financiar ”FINANCA 5”.
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të punuarit në grup.

 

Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV e tyre me subject “Aplikim për Magazinier” të përcaktuar në adresën e emailit: info@euroelektra.al

EuroElektra sh.p.k
Rruga Prush, 1041, Vaqarr, Tirane

Tel: +355 42 476 501
email: info@euroelektra.al
Web:http://euroelektra.al
FBhttps://www.facebook.com/EuroElektraAl/

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 0 Jobs
  • Location
  • Rruga/Zona Rruga Prush 1041, Vaqarr, Tirane (ALB)
  • Tel/Mob +355 68 20 86 560