Magazinier 173 views

Job Expired

 

Kompania Mane TCI, pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Mane TCI është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.

 

 

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme net rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

 

Pozicioni:      Magazinier

Departamenti:  Financë

Vendndodhja:   Palasë

 

Përmbledhja e Pozicionit: Magazinieri përgjigjet për ruajtjen, mirëmbajtjen dhe administrimin e vlerave materiale (materialet, mjetet, pajisjet) në inventar të Mane TCI.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Merr në dorëzim materialet, mjetet dhe pajisjet e furnizimeve konform dokumenteve dhe t’i pasqyrojë ato në dokumentet përkatës me saktësi dhe në kohë;
  • Verifikon sasitë dhe gjendjen fizike të materialeve të furnizimit dhe raporton çdo mangësi të vërejtur, duke përfshirë dhe mangësitë në dokumentacionin shoqërues;
  • Bën shpërndarjen dhe dorëzimin e materialeve tek të tretët kundrejt dokumentacionit përkatës (libër llogarie, flete-hyrje/dalje etj.);
  • Organizon vendosjen, renditjen, magazinimin e materialeve për të siguruar ruajtjen e tyre në kushte sa më optimale dhe orientim të shpejtë brenda magazinës;
  • Dorëzon në financë dokumentacionin mujor brenda datës 5 të muajit pasardhës;
  • Kuadron me financën lëvizjet/gjendjet mujore te magazinave deri ne datën 10 të muajit pasardhës;
  • Raporton dhe përgatit procesverbalet për materialet apo pajisjet e dëmtuara;
  • Bën propozime për rifreskimin e mjeteve apo pajisjeve;
  • Mirëmban dokumentacionin e magazinës që mbulon duke bërë dorëzimin e tij të plotë sipas rregullave në rast transferimi ne kantiere të tjera;
  • Është pjesë e grupit të inventarizuesve për kryerjen e inventarëve sipas nevojave te kompanisë;
  • Regjistron fletë-hyrjet dhe fletë-daljet në sistemet financiare që shoqëria operon;

 

Edukimi: Arsimi i mesëm / lartë

 

Kualifikime të tjera:

  • Te jete i/e gatshëm për te punuar jashtë orarit, nëse do te jete e nevojshme;
  • Te bashkëpunojë me stafin për te gjitha detyrat;
  • Te jete i/e etik-e ne marrëdhënie me koleget;
  • Eksperiencë pune të ngjashme;
  • Njohuri të programeve financiare përbën avantazh.

 

Mënyra e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në link: https://manetci.zohorecruit.eu/jobs/Careers/21072000001544074/Magazinier?source=CareerSite

Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

 

Afati i dorëzimit: 25.01.2024

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 3 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Komuna e Parisit, Godina nr.3, kati 1
  • Profili Ndertim