FM Reklama është një kompani e cila operon në tregun e komunikimit vizual, reklamave, printimeve dixhitale dhe produkteve promocionale, kërkon ti bashkohet ekipit të saj një person i përgjegjshëm në rolin Magazinier.
Përgjegjësitë kryesore:
- Kryen marrjen, magazinimin dhe shpërndarjen e materialeve në njësitë përkatëse të prodhimit;
- Kontrollon të gjitha materialet dhe produktet që hyjnë dhe dalin në hapësirën që ka nën përgjegjësi;
- Mbikëqyr aktivitetin ditor të magazines;
- Kujdeset për mirëmbajtjen e magazines dhe administrimin e mallrave;
- Ruan dokumentacionin e magazinës sipas standardeve të kompanisë;
- Verifikon dhe identifikon diferencat mes sasisë së marrë në dorëzim dhe sasisë së porositur;
- Kryen inventarin fizik, në përputhje me udhëzimet e Departamentit të Financës;
Aftësitë e nevojshme:
- Aftësi shumë të mira organizative;
- Aftësi shumë të mira komunikuese dhe të punuarit në grup;
- Person me integritet, i përkushtuar dhe fleksibël ndaj punës;
Kualifikime:
- Diplomë e arsimit të mesëm Ekonomik. Përbëjnë avantazh kandidatët të cilët kanë përfunduar arsimin e lartë.
- Njohuri të mira në përdorimin e paketës Microsoft Office;
- Të njoh sistemet financiare dhe ERP.
- Përbëjnë avantazh kandidatët të cilët kanë patur eksperiencë në nje rol të ngjashëm me parë, në logjistikë, magazinim dhe inventarizim.
Ju ftojmë të dërgoni CV-në tuaj në adresen e emailit hr@fmreklama.al brenda datës 15 Nëntor. Për më shumë informacion kontaktoni në nr. e telefonit +355 67 200 5985
More Information
- Rruga/Zona Kombinat, Prush
- Tel/Mob +355 67 200 5985
- Experience Level me eksperience