Lezhe, kerkohet Elektricist me eksperience 75 views

Job Expired

INCA shpk si pjese e AZ GROUP, është një kompani e themeluar në vitin 2008 me qëllimin për të siguruar në tregun Shqiptar dhe atë Europian përpunimin dhe lëndën e parë më cilësore për industritë e mishit dhe të sallamit. Pas më shumë se një dekade eksperiencë dhe me besimin e një tregu të gjerë klientësh, INCA ka zgjeruar aktivitetin e saj duke rritur ndikimin pozitiv social, ekonomik dhe ambjental e duke kontribuar aktivisht në promovimin e një klime sa më inovatore biznesi.
Aktualisht jemi duke kërkuar një Elektricist me eksperience që t’i bashkohet Departamentit Teknik në kompleksin tonë industrial në Lezhë.

Detyrat

  • Siguron zbatimin e rregullave dhe standarteve te sigurise ne pune.
  • Mbikqyr procesin e prodhimit,porosite brenda afateve te kerkuara.
  • Organizon riparimet dhe mirembajtien e paisjeve te prodhimit
  • Njeh skemat elektrike te ambjenteve te kompanise.
  • Ben kontrollin periodik te funksionimit te pajisjeve elektrike.
  • Njeh dhe zbaton rregullat e sigurimit teknik per paisjet nen tension.
  • Kontrollon e kryen izolimin e cdo instalimi dhe kujdeset qe cdo instalim te jete i sigurte.
  • Kryen gjithe instalimet elektrike ne godina e paisje ne pronesi te kompanise.
  • Merr pjese si pale e kompanise ne instalime apo sipermarrje te nenkontraktuara nga kompania per procedura te caktuara qe kane te bejne me projektet elektrike apo me eficencen e energjise.
  • Projektimi, zhvillimi dhe përmirësimi i sistemeve elektro-mekanike dhe pajisjeve mekatronike.
  • Krijimi i sistemeve të automatizuara dhe softuerit për t’i kontrolluar ato.
  • Kryerja e hulumtimit, dokumentimi i gjetjeve dhe prezantimi i raporteve në takime.
  • Zhvillimi i dokumenteve të projektimit për pjesët mekanike dhe produktet përfundimtare.
  • Identifikimi i zonave të dobëta në linjën e prodhimit ose produkteve të gatshme dhe dhënia e rekomandimeve për përmirësim.
  • Kuptimi i problemeve ose përmbledhjeve të klientëve dhe zhvillimi i zgjidhjeve që i kënaqin ata.
  • Zgjedhja e mjeteve dhe materialeve të nevojshme për procesin e prodhimit.

Kualifikimet

  • Preferohet te kete perfunduar studimet ne fakultetin e inxhinierise elektrike/mekatronike.
  • Eksperience e meparshme ne fabrike prodhimi dhe ne menaxhimin e sistemeve te programuara e automatizuara perben avantazh.
  • Preferohet te njohi gjuhe te huaja (Anglisht/Italisht)
  • Eksperienca ne montim dhe mirembajtje te rrjeteve, paisjeve dhe sistemeve kompjuterike.
  • Aftesi ne organizim dhe menaxhim procesesh.
  • Te kete aftesi shume te mira mbikqyrese.
  • Te kete aftesi shume te mira komunikuese.
  • Te jete i afte per te punuar ne grup

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgoni CV-në me email në adresën: hr@inca-al.com ose ne Whats App ne nr e tel 0682014970
Mund të aplikoni edhe duke e dorëzuar dorazi tek Informacioni në fabrikë në oraret: E hënë – E premte: 09.00 – 14:00.
Adresa: Lagjia “Skënderbej”, Zona Industriale, Lezhë.

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 0 Jobs
  • Location Lezhë
  • Profili Prodhim/Perpunim