Lajmërim Pune Shofer Taksi 217 views1 application

Job Expired

Speed Taxi Shkodër shpall lajmërim pune për Taksist në Shkodër.

Kërkojmë një shofer taksie të besueshëm dhe profesional për të punuar me ne.

Rreth nesh:

SPEED TAXI është kompania lider e cila ndryshoi konceptin e shërbimit taksi në Shqipëri. E krijuar në Janar të vitit 2012, SPEED TAXI vendosi për herë të parë standardet ndërkombëtare të shërbimit taksi me tarifa konkuruese.

Flota e SPEED TAXI Shkodër përbëhet nga 15 automjete Skoda Superb dhe se shpejti me tre vetura elektrike Renault Megane E-Tech, të cilat dallohen për sigurinë, komoditetin, hapsirën e konsiderueshme në kabinë dhe shpejtësinë e lëvizjes.

Detyrat e taksistit

  • Transportimi i pasagjerëve në mënyrë të sigurtë dhe efikase
  • Mbajtja e makinës të pastër dhe të rregullt
  • Respektimi i rregullave të trafikut dhe qarkullimit rrugor
  • Sigurimi i një përvoje të mirë për klientët

Kualifikimet

  • Leje drejtimi e vlefshme për kategorinë B
  • Eksperiencë e mëparshme në drejtimin e mjeteve të transportit të pasagjerëve
  • Aftësi të shkëlqyera drejtimi dhe njohuri të rrugëve
  • Aftësi të mira komunikimi dhe fokusim ndaj klientit
  • Fleksibilitet në orarin e punës
  • Preferohet mosha 25 – 50 vjeç

Ne jemi një kompani që vlerësojmë profesionalizmin dhe mirësjelljen dhe do të ishim të lumtur t’ju kishim si pjesë e ekipit tonë.

Dërgoni CV tuaj në: info@famiko.al

More Information

  • This job has expired!