Laborant/e 158 views1 application

Job Expired

A dëshironi të bëheni pjesë e kompanisë lider në sektorin e FMCG-së, për të zhvilluar një karrierë në një nga fabrikat më moderne të prodhimit në Shqipëri?
“ALFA” Sh.a. kërkon të punësojë në Fabrikën e Glinës në Gjirokastër kandidatë me aftësi të shkëlqyera në proceset e analizave fiziko-kimike,
me aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi, të gatshëm për të mësuar gjëra të reja dhe me ambicie për tu rritur profesionalisht,
në pozicionin:
Laborant/e dhe Teknolog

Detyrat kryesore:

  • Të ndjekë në mënyrë analitike procesin duke monitoruar të gjithë treguesit për parametrat kyç të prodhimit
  • Të regjistrojë dhe përditësojë të gjitha të dhënat mbi produktin sipas kërkesave të standardeve të implementuara për dokumentacion
  • Të raportojë tek përgjegjësi i laboratorit mbi problematikat e lindura gjatë procesit dhe të ndjekë deri në zgjidhje problemin
  • Të ekzekutojë me përgjegjshmëri dhe saktësi analizat fiziko-kimike të produktit përfundimtar dhe gjysmë të gatshëm
  • Të mirëmbajë instrumentet dhe të sigurojë mbarëvajtjen e të gjitha punëve të zhvilluara në ambjentet e laboratorit
  • Të ndjekë në mënyrë aktive trajnimet mbi analizat dhe protokollet e përshtatura dhe zbatuara nga kompania

Kërkesat dhe kualifikimet e nevojshme:

  • Diplomë Bachelor dhe Master në fusha studimi si: Kimi, Teknologji ushqimore, Kimi industriale, Biokimi
  • Gjuha angleze e çertifikuar (TOEFL, TOEIC, IELTS, APTIS)
  • Eksperienca të mëparshme në laboratorët e subjekteve prodhuese në industrinë ushqimore përbëjnë avantazh
  • Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi
  • Gatishmëri e lartë për të punuar me turne
  • Aftësi për të punuar edhe në mënyrë të pavaruar edhe si pjesë e një skuadre

Të interesuarit të dërgojnë CV në hr@agnagroup.com
+Apliko

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 1 Jobs
  • Location Albania, Tiranë
  • Rruga/Zona Autostrada Tirane-Durres
  • Tel/Mob +355 0682078443
  • Profili Prodhim/Perpunim