Kuzhinier me Pervoje 390 views2 applications

Eagle Heads Group është duke kërkuar të punësojë: Kuzhinier me Përvojë

Kriteret e kërkuara :

  • Eksperiencë te mëparshme në restorant/hotel me kuzhinë ndërkombëtare.
  • Njohuri të mira të HACCP standarteve të higjenës në kuzhinë.
  • Aftësi të mira komunikimi.
  • Të jetë njohës i gjuhës angleze.
  • Aftësi të mira të punuarit në grup.
  • Te kete dëshirë të mësoj dhe të zhvillohet.

Qëllimi i pozicionit:
Kuzhinieri me Përvojë është përgjegjës për të gjithë anëtarët e seksionit ku bën pjesë. Mbikëqyr dhe drejton personelin në një seksion të caktuar të kuzhinës. Bashkëpunon me sektoret e tjerë të kuzhinës dhe seksione të tjera të sherbimit, sipas rastit. Mban përgjegjësi për të siguruar pastërtinë dhe standardet e higjienës.

Pergjegjesit kryesore:

– Mbikëqyr dhe merr pjesë në përgatitjen e të gjitha produkteve ushqimore në përputhje me metodat dhe recetat e përcaktuara.
– Kontrollon funksionin e turnit të ditës dhe menunë e përditshme për të siguruar nivelin e duhur të prodhimit.
– Kujdeset që të gjithë përbërësit ushqimor të jenë vendosur në mënyrë të rregullt dhe të sigurtë, për të evituar ndonjë incident
– Sigurohet që produktet e përdorura nga seksioni i tij janë të freskëta dhe janë ruajtur siç duhet.
– Sigurohet që rregullat e porcionit / servirjes të respektohen.
– Sigurohet që të gjitha produktet ushqimore të mbetura të ruhen sipas procedurave të përcaktuara.
– Kryen ‘trajnim në punë “, sipas rastit.
– Sigurohet që të gjitha pajisjet në hapësirën e punës të përdoren në mënyrën e duhur dhe të mirëmbahen.
– Merr pjesë në planifikimin e menusë sipas rastit.
– Mbikëqyr personelin, krijon dhe mban marrëdhënie efektive me punonjës.
– Sigurohet që standartet higjeno-sanitare të kuzhines janë arritur.
– Përgatit dërgesat e përditshme sipas funksioneve, kontrollon rezervat ushqimore dhe ndjek në mënyrë të vazhdueshme cilësinë e shërbimit.
-I trajnon punonjësit e ekipit të tij sipas metodave të punës.
-Zotëron njohuri mbi sistemin e zjarrit, sigurinë, shëndetin dhe higjenën.
-Vepron sipas rregullave të brendshme dhe politikave të kompanise.

Ne ofrojme:

  • Nje atmosfere miqesore dhe energjike pune.
  • Kater jave kalendarike leje vjetore (plus pushimin per Festat Zyrtare)


Ju lutem dergoni aplikimin tuaj ne adresen careers@eagleheadsgroup.com ose duke telefonuar ne numrin +355697037770 duke specifikuar pozicionin per te cilin aplikoni. Vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen per fazat e metejshme te procesit te rekrutimit.

More Information

Apply for this job Apply via Facebook