Korrespondent/e / Gazetar/e per Gjirokaster 40 views

Job Expired

Pozicioni i punes “Korrespondentët / Gazetarët” përfshin hulumtimin, zhvillimin, raportimin, xhirimin dhe redaktimin e lajmeve, ideve iniciuese të historisë, zgjerimin e kontakteve si dhe përgjegjësive të tjera të përcaktuara. Ky pozicion do të prodhojë përmbajtje të përditshme në një shumëllojshmëri platformash, duke përfshirë internetin, faqet e rrjeteve sociale.

Njohuri shume te mira (te folur dhe te shkruar) ne shqip dhe anglisht.

Ne jemi duke kërkuar për profesioniste me eksperiencë editoriale:

 

  • Korrespondent/e / Gazetar/e per Gjirokaster


DETYRAT DHE PERGJEGJESITE:

  • Të hulumtoj tema dhe histori që një Redaktor apo Kryeredaktori i ka caktuar,
  • Të intervistoj persona që kanë informacion, analizë ose opinione për një ngjarje ose artikull,
  • Të ndërtoj marrëdhënie me ekspertë dhe kontakte të cilët sigurojne apo kane te dhena, detaje apo qe te cojne ne nje ngjarje,
  • Të analizoj dhe interpretoj informacionet për të rritur kuptimin e lajmit tek audienca e tyre,
  • Një kuptim i qartë se si të gërmosh për një ngjarje, ta hulumtosh, ta shkruash ne nje kend te caktuar, njohuri profesionale si tregosh ngjarjen dhe njohuri mbi prodhimin televiziv për ta bërë me nje impakt të paharrueshëm,
  • Të ruaj një prani aktive të mediave sociale për të ndërtuar brand-in tuaj dhe për të kërkuar idetë origjinale të ngjarjes,
  • Të zhvilloj idetë e ngjarjes dhe të mbledh informacione për lajmet,
  • Të transmetoj dhe të vlerësoj paraprakisht burimin e lajmeve dhe të perzgjedh ngjarje unike që do të sjellin rezultate, vlerësime te matshme dhe shikueshmeri te larte,
  • Të organizoj dhe të kryej intervistat kur është e nevojshme, të mbledh deklaratat e dëshmitarëve, të marr informacione nga ekspertë ose individë të përfshirë ose të punoj ne gjurmet e nje ngjarje te propozuar,
  • Aftesi investiguese shume te mira dhe të kuptoj rëndësinë e ofrimit të kontekstit të lajmit,
  • Të shkruaj shkrime për titujt dhe buletinet dhe të përgatis dhe të prezantoj lajmet,
  • Të zhvilloj dhe të mbaj kontakte dhe marrëdhënie në komunitet,
  • Të marr pjesë në procesin editorial,
  • Njohja e ngjarjeve aktuale është thelbësore,
  • Të sjell ngjarje të rëndësishme që sjellin ndryshime në komunitetin tone,
  • Aftesi dinamike televizive,
  • Të mbuloj lajmet e fundit (breaking news) edhe ne minuten e fundit,
  • Të dërgoj lajme live drejteperdrejte me teknologjinë aktuale,
  • Njohja e ligjit të mediave dhe etikës së medias.

 

KUALIFIKIME:

  • Diplomë Bachelor ose Master në Gazetari, Komunikime ose fushë të ngjashme,
  • Të paktën 4 vjet eksperience në raportim ose gazetari,
  • I motivuar, energjik, krijues dhe agresiv,
  • Aftesi shume te mira per te shkruajtur, redaktim dhe aftësi teknike,
  • Njohuri dhe eksperience pune me mjetet aktuale të krijimit të medias dhe sistemet bashkëkohore të redaksisë,
  • Te posedoj gjykim të mprehtë,
  • Angazhim në mediat sociale dhe dixhitale,
  • Eksperience me kamerat,
  • Aftësi për të menaxhuar projekte dhe detyra të shumëfishta në të njëjtën kohë,
  • Aftësi për të kryer punë cilësore nën situata presioni,
  • Aftësi për të punuar me orar pune fleksibel, duke përfshirë naten dhe fundjavat dhe të punojë si pjese e një ekipi,
  • Etikë profesionale e punës dhe gjithmone i gatshem,
  • Te posedoje patente te vlefshme dhe nje historik te mire.

 

Nëse dëshironi të filloni të rriteni ose të përmirësoni karrierën tuaj duke punuar me A2 CNN dhe partnerin tonë CNN, jeni mirëpritur të dorëzoni aplikimin tuaj.

Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem vizitoni faqen tone Career website.

Data e fundit e aplikimeve eshte 05.11.2019.

Departamenti i BNJ

https://a2news.com/careers/

More Information

Please login with Candidate account to view more fields.
  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 5 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Rruga Papa Gjon Pali II
  • Profili Shtypi/Media
Connect with us
Contact Us