Kerkojme punonjes nga Jugu ose Vlora, per profilin KORDINATOR RESORTI 87 views

Job Expired

DIMENSION është një kompani konsultuese, trajnuese dhe zbatuese në fushën e Menaxhimit Strategjik të Burimeve Njerëzore me një eksperiencë shume vjeçare të stafit të saj në Sistemin e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore.

Për një resort të suksesshëm në Palase, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin vakant:

KORDINATOR RESORTI

 

 

 

DETYRAT E POZICIONIT
– Ndihmon Administratorin në menaxhimin e pajisjeve dhe shërbimeve në resort, duke monitoruar dhe siguruar mbarëvajtjen e çdo procesi qe lidhet me shërbimet dhe mjetet e resortit.
– Suporton në mbajtjen e informacionit të printuar dhe verbal për çdo orar shërbimi, aktiviteti në kompleks/rezidencë.
– Realizon kontrolle të përditshme në ambientet e kompleksit/rezidencës dhe plotëson ‘check-listat’ përkatëse.
– Ofron zgjidhjet e veta për çdo problematikë të identifikuar që kërkon përmirësim
– Kryen detyra të tjera të caktuara nga Administratori.

 

 

 

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi: Të ketë përfunduar arsimin e lartë (avantazh fakulteti i Inxhinierisë ose Arkitekturës).
Eksperienca: Preferohet të paktën 3 vjet eksperiencë pune në të njëjtën fushë..
Aftësi:
– Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze, gjuhë të tjera të huaja do të ishin avantazh.
– Përdorimi i paketës 2D dhe 3D, AutoCad, me përparësi do të ishin edhe programet e avancuara si Revit etj.
– Fleksibël në orare.

*Vendndodhja e punës: Palasë. Transporti i siguruar nga kompania (nisja Vlorë)
* Për kandidatët që nuk janë nga qyteti i Vlorës sigurohet akomodim dhe ushqim

 

 



Menyra e aplikimit:

Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) në adresën tonë rekrutime@dimensionhr.al
Ju lutemi të specifikoni në subjektin e-mailit pozicionin vakant për të cilin aplikoni.
Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë.

JU MIREPRESIM!

 

 

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personaledhe do të përdoren vetëm për qëllime rekrutimi

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 35 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Rr.
  • Profili Konsulence, Punesim, Sherbime