KOORDINATORE/E ZYRE 977 views8 applications

DIMENSION HR për një kompani të madhe që operon në fushën e Real Estate dhe shërbimeve akomoduese në industrinë e turizmit po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin vakant KOORDINATOR/E ZYRE

 

 

 

Përmbledhja e Pozicionit:
Koordinatori i Zyrës është pika e parë e kontaktit për kompaninë. Ai/ajo duhet të jetë në gjendje të sigurojë mbarëvajtjen e zyrës, të ndihmojë në përmirësimin e operacionalitetit dhe funksioneve.

 

 

DETYRAT E POZICIONIT

  • Siguron që ambientet e zyrave të jenë të mirëmbajtura, të organizuara dhe të sigurta;
  • Rezervon sallat e konferencave/mbledhjeve dhe kujdeset që çdo gjë është e rregullt përpara takimeve;
  • Koordinohet me departamentin e IT-së për mirëfunksionim të aseteve të kompanisë në rrjet;
  • Kryen detyra operacionale, si dërgimi dhe shpërndarja e postës, i përgjigjet thirrjeve telefonike dhe e-maileve që adresohen;
  • Përgjegjës për procesin check in dhe out të punonjësve;
  • Raporton kohëshënuesin në kohë reale me bazë ditore dhe mujore dhe në fund të muajit bën raportim përmbledhës për çdo punonjës;
  • Përgjegjës për zbatimin e procedurës së menaxhimit të aseteve, për firmosjen dhe ruajtjen e dokumentacioneve të aprovimeve për blerje asetesh;
  • Përgjegjës për blerjen dhe dorëzimin e aseteve tek çdo punonjës i shoqërisë shoqëruar me dokumentacionin përkatës
  • Përgjegjës për mbledhjen e kërkesave dhe prokurimin e të gjitha mjeteve administrative;
  • Monitoron dhe mirëmban inventarin e furnizimeve të zyrës;
  • Menaxhon buxhetin e zyrës, siguron raportim të saktë dhe në kohë;
  • Realizon koordinimin e udhëtimeve/transportit/akomodimit për personelin kur nevojitet, në vend dhe jashtë vendit;
  • Përgjegjës për blerjen dhe plotësimin me mjete HSE për të gjithë punonjësit që janë të ekspozuar ndaj riskut.

 

 

 

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi: Të ketë diplomë të arsimit të lartë/ Bachelor;

Eksperienca: Të ketë 2 vite eksperiencë si Menaxher Zyre apo Asistent Administrativ.

Aftësitë:

  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë njohuri të mira të MS Word, Excel dhe PowerPoint;
  • Të ketë aftësi për zgjidhjen e problemeve;
  • Të ketë aftësi krijuese dhe sugjeruese për përmirësime të mundshme;
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi me shkrim dhe verbal;
  • Të jetë në gjendje të trajtojë me saktësi detyrat administrative.

 

Menyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetem në adresën tonë rekrutime@dimensionhr.al me subjekt KOORDINATOR/E ZYRE

 

Bazuar ne aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.

 

 

JU MIREPRESIM!

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.

More Information

Only candidates can apply for this job.
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 35 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Rr.
  • Profili Konsulence, Punesim, Sherbime