Koordinatore Dyqani/Shitje 116 views

Job Expired

Agjencia e Rekrutimit Profesionisti është një Agjenci Rekrutimi dhe Konsulence e fokusuar në vlerësimin e Burimeve Njerëzore dhe lehtësimin e bizneseve për të zgjedhur stafin e duhur. Qëllimi ynë është të ndërtojmë marrëdhënie të besueshme dhe afatgjata me kandidatët dhe bizneset. Vizioni ynë është të sigurojmë që njerëzit në tregun tonë të frymëzohen, motivohen, trajnohen dhe zhvillohen për të përqafuar të ardhmen e punës. Misioni ynë është të ndihmojmë klientët tanë të gjejnë dhe punësojnë profesionistët më të kualifikuar në profesione të zgjedhura dhe shumë të aftë, si dhe t’i ndihmojmë ata profesionistë të gjejnë mundësitë më të mira të punës në fushat e tyre përkatëse dhe të çojnë më tej karrierën e tyre.

Pozicioni: Koordinatore Dyqani/Shitje

Kontrata: Pa afat

Vendndodhja: Tirane, Shqiperi.

Qëllimi i Pozicionit: Po kërkojmë një individ të motivuar dhe energjik në rolin e Koordinatore Dyqani/Shitje për një kompani lider në tregun Shqiptar, importues dhe distributor i Bojrave Industriale.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Sigurohet për përmbushjen e standarteve të dyqanit në përputhje me Politikat e Kompanise mbi ekspozimin, mirembajtjen dhe aspekteve vizuale te produkteve;
  • Menaxhimi i përditshem i njësisë së biznesit dhe përgjegjës për mbarëvajtjen e të gjitha proceseve ditore te shitjeve në bashkëpunim me Departamentin e Logjistikës.
  • Menaxhon dhe sigurohet qe Sherbimit ndaj Klientit zbatohet në përputhje me Politikat dhe Standartet e Kompanise.
  • Organizon dhe planifikon proçeset ditore te punës dhe të Shitjeve në dyqan.
  • Vendos prioritete, identifikon dhe zgjidh problematikat që lidhen me mbarëvajtjen e njesise se biznesit.
  • Përmbush dhe garanton të gjitha detyrat në lidhje me planifikimin, organizimin, zbatimin dhe kontrollin e objektivave mujore, javore e ditore për kete njesi biznesi.
  • Bën prezantimin dhe promovon produktet te klientet ne menyre profesionale;
  • Krijon, zhvillon dhe ruan marrëdhënie pozitive mes njësisë së biznesit dhe klientëve;
  • Kujdeset për zgjidhjen e problematikave të klientëve.


Edukimi:

Të ketë përfunduar Arsimin e Lartë, preferohet Menaxhim Biznesi ose Marketing.

Eksperienca e Punës dhe Aftësitë Kryesore:

  • Eksperienca në Shitje per të paktën 2 vite.
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi.
  • Të ketë njohuri shume të mira të gjuhës Italiane (njohja e një gjuhe tjetër përbën avantazh).
  • Aftësi të mira në programet MS Office si dhe në programet financiare..
  • Person energjik, me iniciativë, këmbëngules dhe i vetëmotivuar.
  • Aftësi analitike dhe aftësi për zgjidhjen e problemeve.
  • Aftësi organizuese, duke përfshirë aftësitë për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete. Të ketë njohuri në përdorimin e programeve bazë kompjuterike.
  • Të ketë aftësi për të punuar në Grup.


Kushtet e punës
: Kompania ofron një mjedis komod dhe miqesor per te punuar me nje paketë benefitesh tërheqëse dhe konkuruese.

Paga e Ofruar: 40.000 lekë neto

Orari i Punës: 14:00-20:00 (6 orë pune)

Dita e Djelë: Pushim


Procedurë Aplikimi:

Për te aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dërgoni CV-në tuaj brenda datës 31.05.2022 në adresën e emailit: recruitment@profesionisti.al.


*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Vetëm kandidatet e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen nga Agjensia.

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 2 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Rruga e Kavajes/Condor Center
  • Tel/Mob +355682081362
  • Profili Sherbime