Koordinator/e Projekti (Project Coordinator) 62 views1 application

Balkan Finance Investment Group BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

 

ACREM është pjesë e BALFIN Group e specializuar në ofrimin e menaxhimit të pasurive të paluajtshme. ACREM është kompania menaxhuese e Qendrave tregtare TEG dhe QTU, si dhe TLP, Rolling Hills, dhe Ambasador 3, Retail Park. Me një rrjet profesionistësh ACREM, ofron një paketë të gjërë shërbimesh si: Konsulencë Financiare, Marketing, Qiradhënie dhe Administrim.

 

Pozicioni:         Koordinator/e Projekti

Departmenti:   Menaxhim Projektesh

Vendodhja:      Zyrat e ACREM, TEG

 

 

Përshkrim i Pozicionit të Punës

Koordinatori/ja i/e Projektit do të jetë përgjegjës për mbështetjen e projekteve të pronave të paluajtshme (Retail), koordinimin e aktiviteteve dhe rezultateve të projektit, menaxhimin e afateve kohore duke suportuar me të gjitha funksionet administrative që përfshijnë:  koordinimin e të gjithë takimeve me palët e interest, kontaktin me kontraktorët e ndryshem si dhe palët e tjera të përfshira në projekt duke mbledhur dhe përçuar informacion të saktë dhe të plotë, si dhe koordinimin e gjithë proçeseve të punës në çdo fazë të projektit që nga fillimi deri në realizimin përfundimtar të tij.

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

 

  • Ndjek së bashku me Menaxherin e Projektit zbatimin e projektit duke mbedhur dhe përpunuar info në mënyrë të përditshme për kryerjen e raporteve të ecurisë së punimeve referuar planit të zhvillimit të projektit dhe ndjekjen e tyre sipas afateve të përcaktuara shoqëruar me dokumentacionin përkatës.
  • Ndjek detajet e përditshme për mbledhjen e dokumenteve të ndryshëm, mbajtjen e rekordeve, planimetrive, vizatimeve, specifikimeve dhe mostrave të elementeve të ndërtimit për t’i ardhur në ndihmë zbatimit në çdo etapë të tij.
  • Përditësimi i raporteve të progresit të projektit, periodikisht sipas afateve përkatese, si dhe konceptimi i draft-raporteve të reja në varësi të tipologjisë dhe nevojave të projektit.
  • Koordinon punën me strukturat e kompanisë zbatuese të projektit.
  • Zotëron informacion mbi statusin financiar, pagesat në përputhshmëri me planin e zhvillimit dhe ecurinë e projektit.
  • Ndjek implementimin e planit me detajet teknike të pajisjeve apo sistemeve të instaluara shoqëruar me certifikatat përkatëse apo manualet e përdorimit.
  • Ndjek planin e prokurimit si dhe harton dokumetacionin teknik të paketave tenderuese së bashku me Departamentin e Prokurimeve dhe monitorimi i vazhdueshem i kontratave.
  • Siguron të gjithë dokumentacionin e duhur, si dhe kujdeset per arshivimin e tyre (elektronikisht dhe fizikisht)) sipas fazave të ndryshme të projektit.
  • Analizon skicat e ndërtimit në përputhje me projektet e zhvilluara, mbikëqyr dhe raporton mbi cilësinë e punimeve të rifinitures dhe cilësinë e materialeve.
  • Detyra të tjera që i ngarkohen nga eprori/ja.

 

 

Kërkesat e pozicionit të punës:

  • Jo më pak se 4 vite në të njëjtin profil pune.
  • Diplomë Bachelor dhe/ose Diplomë Master në Inxhineri Ndërtimi / Mjedisi / Hidroteknike.
  • Të njohë dhe të përdorë shumë mire programet AUTO CAD, Microsoft Project
  • Njohje të shkëlqyera të gjuhëz angleze (preferohet njohje e gjuhëve të tjera të huaja).
  • Njohuri të shkëlqyera kompjuterike.

 

Aftësi dhe Zotësi të tjera

  • Aftësi të mira komunikuese dhe prezantuese.
  • Aftësi të shkëlqyera të punës në grup.
  • Metodik/e dhe i/e organizuar.
  • Ndershmëri dhe Intergitet

 

Kushtet e Punës: BALFIN Group ofron një paketë tërheqëse përfitimesh, duke përfshirë një shpërblim të drejtë në vlerësimin e meritës dhe performances.

 

Mënyra e aplikimit*:

Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni CV-në dhe Portofolin e Punimeve brënda datës 28/06/2022 në adresën e e-mail: hr@acrem.al

 

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

More Information

Apply for this job
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 7 Jobs
  • Location Tiranë
  • Profili Sherbime