Koordinator/e per sherbimin ndaj klientit 116 views

Job Expired

Vanto Home shpk, kompani e specializuar në tregëtimin e pajisjeve elektroshtëpiake të brandeve më të mira ndërkombëtare, kërkon të punësojë nje person në pozicionin e koordinatores se sherbimit ndaj klientit. Ne ofrojme nje ambjent komod dhe miqesor per te gjithe punonjesit si dhe vleresimin ne baze te meritokracise.

Detyrat dhe pergjegjesite:

  • Mbledhja/regjistrimi dhe perpunimi I kerkesave/porosive per sherbime te mberritura nga pikat e shitjes;
  • Mbledhja/regjistrimi dhe perpunimi i kerkesave/ankesave te mberritura nga kliente;
  • Komunikim me klientin per rakordimin e sherbimeve per t’iu pershtatur me se miri kerkesave te tyre;
  • Koordinimi i sherbimeve me qellim realizimin cilesor dhe sasior brenda afateve te percaktuara paraprakisht;
  • Informim I stafit perkates per kerkesa/detaje specifike sipas rastit
  • Shperndarje e informacionit ditor mbi sherbimet tek stafi perkates teknik;
  • Perpilim I dokumentacionit shoqerues per te gjitha llojet e sherbimeve;
  • Ruajtje dhe perditesim I te gjitha te dhenave qe kane te bejne me sherbimin pas shitjes;
  • Kontroll periodik I realizimit te sherbimeve & raportim tek eprori;
  • Perpilimi I dokumentacionit per te gjithe aktivitetin e realizuar nga sektori i passhitjes.
  • Raportim ne kohe reale ne lidhje me probleme te hasura
  • Regjistrim te te dhenave te kenaqesise se klientit ne database
  • Komunikim me shkrim (e-mail) per te gjitha ceshtjet lidhur me proceset e punes.
  • Raportim ne baze ditore tek eproret ne lidhje me ecurine e punes
  • Komunikim me klientin per cilesine e realizimit te sherbimit (feedback)

* Punemarresi mund te kryeje edhe detyra te tjera te pershtatshme sipas nevojave.

Kandidatët e interesuar duhet të plotësojne kriteret e mëposhtme:

– Diplomë Universitare.
– Eksperiencë e mëparshme në sherbimin ndaj klientit përbën avantazh.
– Njohuri të mira të gjuhës Angleze dhe/ose Italiane.
– Aftësi të mira kompjuterike të paketës Office dhe aftësi për të mësuar programet/sistemet e aplikuara ne kompani;
– Aftësi të shkëlqyera komunikimi;
– Të jetë person energjik dhe i motivuar, i përgjegjshëm dhe i kujdesshëm ndaj detajeve;
– Aftësi për të punuar individualisht si dhe në grup;

Aplikimet do të pranohen deri në datën 31 Gusht 2021.

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë.

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 0 Jobs
  • Location Albania, Tiranë
  • Profili Elektro-Shtepiake, Tregti