Koordinator/e Media 249 views2 applications

Job Expired

A2, ekskluzivitet i lajmeve, CNN po kërkon profesionistë me përvojë dhe të rinj të talentuar, të cilët janë të etur për të mësuar dhe për të treguar integritet të lartë.

Ne jemi duke kërkuar për kandidatë në pozicionin:

  • Koordinator/e Media, Departamenti BNJ

Njohuri shumë të mira (të folur dhe të shkruar) në shqip dhe anglisht.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË:

  • Të jetë pika e parë e kontaktit në Kompaninë tonë,
  • Të kujdeset për ambjentet e çdo Departamenti dhe të gjitha ambjentet e tjera të Kompanisë që të jenë të organizuara,
  • T’i pergjigjet çdo telefonate që vjen në telefonin e recepsionit, si dhe të përcjellë çdo telefonate tek punonjësi përgjegjës,
  • Të menaxhojë adresën e email-it të kompanisë dhe të bëjë shpërndarjen e email-eve sipas subjektit dhe përmbajtjes tek punonjësi respektiv,
  • Të drejtojë të gjithë proçesin e dërgimit të zarfeve, marrëdhëniet me postën, faturat, kostot etj,
  • Të pres të ftuarit e çdo Programi dhe vizitorët e Kompanisë dhe t’i shoqërojë në Departamantin apo punonjësin përkatës,
  • Marrja e të ftuarve apo vizitorëve në ambjentin e pritjes duke i përshëndetur, duke i mirëpritur, drejtuar dhe njoftuar ata/ato në mënyrë të përshtatshme,
  • Të jetë e/i aftë të menaxhojë situatat emergjente në një kohë dhe mënyre efektive duke mos lënë asnjëherë detyrat e recepsionit,
  • Të jetë e/i aftë të kryejë shumë detyra në të njëjtën kohë dhe nën presion (multi-tasking),
  • Të kujdeset që ambjenti i pritjes së të ftuarve dhe tavolina e Recepsionit të jenë të pastra, të rregullta me të gjitha pajisjet dhe mjetet e nevojshme,
  • Informacioni që do të marr nga telefoni apo emaili të jetë i saktë,
  • Të kujdeset me pajisjet kancelarike për çdo punonjës, të kryej porositë për kancelari si dhe të mbaj inventarin e tyre, kostot e tyre për çdo departament,
  • Të kryej rezervime hoteli, rezervime taksi, rezervime bileta fluturimi,
  • Të kryej arkivimin dhe protokollimin e dokumentave sipas dosjeve përkatëse, dokumenta hyrëse, dalëse,
  • Të mbaj kontakte të vazhdueshme me punonjësit e çdo Departamenti,
  • Detyra të tjera që mund t’i caktohen.


KUALIFIKIME:

  • Diplomë Bachelor ose Master në Ekonomik, Gazetari etj.,
  • ​Të ketë një personalitet të paraqitshëm,
  • Aftësi shumë të mira në kompjuter me Microsoft Office,
  • Të punojë me turne, kërkohet fleksibiltet me oraret e punës,
  • Qëndrim dhe paraqitje profesionale, të pastër dhe të rregullt,
  • Aftësi shumë të mira verbale dhe të shkruar,
  • Aftësi për të qënë proaktive dhe të di të jap zgjidhje çdo problemi,
  • Aftësi shumë të mira organizuese,
  • Aftësi shumë të mira në kryerjen e detyrave sipas rëndësisë,
  • I/e saktë dhe të ketë vemendje ndaj detajeve,
  • I/e sjellshëm/me dhe me etikë profesionale,
  • I/e motivuar, energjik/e,
  • Aftësi për të kryer punë cilësore nën situata presioni.


Nëse dëshironi të filloni të rriteni ose të përmirësoni karrierën tuaj duke punuar me A2 CNN dhe partnerin tonë CNN, jeni mirëpritur të dorëzoni aplikimin tuaj.

Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem vizitoni faqen tonë Career website.

Data e fundit e aplikimeve është 05.11.2019.

Departamenti i BNJ

https://a2news.com/careers/

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 0 Jobs
  • Location
  • Rruga/Zona Rruga Papa Gjon Pali II
  • Profili Shtypi/Media