Kontrollor Back Office/Drejtues Operacional, Rrjeti i Degeve Tirane 98 views

NJOFTIM PER VEND TE LIRE PUNE 
TITULLI I PUNËS: Kontrollor Back Office/Drejtues Operacional

DEGA: Rrjeti i Degeve Tirane

DEPARTMENTI: Shitjeve me Pakicë për Individë

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITE KRYESORE:

  • Udhezon ne menyre te vazhdueshme stafin e Deges drejt edukimit financiar te klienteve, rritjes se cilesise se sherbimit, proaktivitetit ne shitje dhe korrektesi se operacionale me qellim permbushjen e objektivave te Deges.
  • Mbeshtet dhe orienton stafin per zhvillimin dhe orientimin e tyre te lidhura me objektivat dhe fokusin e Bankes.
  • Evidenton dhe raporton te drejtuesi direkt per nevojat dhe zhvillimin e stafit te sherbimit dhe keshillimin.
  • Sigurohet te realizoje objektivat e deges, ne bashkepunim me Drejtorin e Deges.
  • Siguron qe stafi ka nje nivel shume te mire njohje te sherbimeve bankare, produkteve dhe procedurave operacionale si edhe kontribuon ne ruajtjen e ketij niveli.
  • Keshillon me profesionalizem klientet ekzistues dhe potenciale te bankes ne lidhje me gamen e produkteve te ofruara nga bankasi dhe sigurohet te krijoje marredhenie afatgjata.
  • Suporton Drejtorin e deges ne vleresimin e stafit te Deges me qellim identifikimin e nevojave per trajnim ne funksion te zhvillimit te kapaciteteve profesionale, eshte pergjegjes per trajnim dhe mbeshtetjen e stafit te ri ne Dege.
  • Ndjek nga afer rregulloret dhe procedurat qe lidhen me produktet/operacionet/standartin e sherbimit dhe propozon ndryshime ne funksion te rritjes se eficenses, efikasitetit dhe cilesise se sherbimit ndaj kienteve.
  • Siguron qe Dega operon ne perputhje me kerkesat dhe procedurat e bankes dhe standartin e kerkuar operacional.
  • Kontrollon ne fund te dites te gjithe dokumentacionin e veprimeve te kryera ne Dege, per te siguruar qe dokumentacioni bashkalidhur eshte ne perputhje me procedurat e brendshme te bankes.
  • Kryen autorizimin ne system te veprimeve te kryera ne Dege sipas nivelit te autorizimit te percaktuar nga ana e bankes, si edhe firmos dokumentacionin perkates.
  • Ne mungese te Drejtorit te Deges, eshte personi pergjegjes ne lidhje me zbatimin e standarteve te bankes per PPP&FT.
  • Ndjek limitet e cash-it ne Dege per te siguruar perputhshmerine e procedurave te thesarit dhe me normat maksimale te lejuara nga aspekti I sigurise teknike.
  • I jep zgjidhje problemeve operacionale qe mund te lindin gjate dites Brenda kompetencave te tij/saj duke u konsultuar edhe me njesite perkatese operacionale ne Drejtorine e Pergjithshme.
  • Siguron qe procedurat qe kane te bejne ne sigurimine ambjentevete brenshme/jashtme te Deges jane te njohura dhe te zbatuara me korrektesi nga stafi pergjegjes.
  • Siguron paraqitje te pergjithshme korrekte te Deges, pastertine e ambjenteve, kendin e reklamimit te sherbimeve bankare dhe te stafit konform standartit te uniformave te pajisura nga banka.
  • I raporton Drejtorit te Deges te gjitha rastet problematike te Deges persa I perket perputhsherise se rregulloreve operacionale te bankes dhe ben propozime per zgjidhjen e tyre.
  • I raporton Drejtorit te Deges rastet e dyshimta apo me anomali te konstatuara ne Dege nga stafi, gjate ushtrimit te detyrave dhe funksioneve.
  • Tregon kujdes per zbatimin e standarteve me te larta per te mbrojtur banken dhe reputacionin e saj nga keqperdorimi per pastrim parash dhe/ose financim, mashtrim apo aktivitette te tjera te palidhshme.
  • Vepron si promovues dhe tejcues I vlerave dhe imazhit te institucionit.

KËRKESAT PËR POZICIONIN:

  • Diplome Universitare ne Fakultetin e Administrim Biznes, Ekonomik, ose te tjera te lidhura me fushen.
  • Minimumi 3 vjet pune ne pozicione te ngjashme.
  • Aftesi te shkelqyera organizative menaxhuese dhe kordinuese.
  • Njohuri te mira ne produketeve kreditore.
  • Aftesi te forta komunikuese, analitike dhe nderpersonale.
  • Aftesi per te punuar ne enyre te pavarur dhe ne grup.
  • Njohuri te mira te gjuhes angleze dhe te paketes Microsoft office.

Të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë CV e tyre dhe letrën e motivimit në adresën e e-mailit hr@uba.com.al. Ju bëjmë me dije që vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

Afati i fundit i aplikimit 09 Shtator, 2024.

More Information

Only candidates can apply for this job.
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 2 Jobs
  • Location Albania, Tiranë
  • Profili Banke