Kompania Mon Cheri kerkon te punesoje SPECIALISTE MARKETINGU 128 views

Job Expired

Kompania Mon Cheri eshte rrjeti i pare dhe me i madh i coffeshop ne Shqiperi. Ne synojmë që të ndërtojmë një skuadër të qëndrueshme, me individë që e vlerësojnë punën dhe duan të bashkëpunojnë me ne për një kohë të gjatë. Jemi ne kerkimi te individi te motivuar per tiu bashkuar ekipit tone te marketingut.

Detyrat kryesore

  1. Përgatit përmbajtjen e materialeve reklamuese të produkteve të kompanisë, si broshura, fletë informuese, dosje promocionale, etj., si dhe administron shpërndarjen e tyre në përputhje me programet përkatëse të marketingut.
  2. Merr pjese ne ndërtimin e strategjisë së marketingut në përputhje me vizionin dhe qëllimn e kompanisë;
  3. Realizon planifikimin dhe ndjek fushatat e marketingut;
  4. Ka ne fokus përmirësimin dhe rritjen e imazhit të kompanisë nëpërmjet politikave të komunikimit;
  5. Kujdeset për ekspozimin e produkteve në mjediset e ekspozimit.
  6. Menaxhon te gjitha faqet ne rrjetet sociale te kompanise. Ndjek dhe monitoron proçesin e shitjeve online ;
  7. Ideon fushatat e marketingut me qellim rritjen e shitjeve.

Kualifikimet

  1. Te kete minimumi 3 vite pune eksperience pune ne nje nga fushat e marketingut, (avantazh eksperienca e punes ne fushen e retail dhe shitjes online) ;
  2. Preferohet te kete perfunduar studimet ne marketing. Kualifikime te tjera Master ose cerfitikime në fushën e marketingut përbëjnë avantazh;
  3. Te njohe shume mire kanalet e marketingut digjital;
  4. Aftësi shumë te mira në të folur dhe të shkruar në Shqip dhe Anglisht;
  5. I aftë të ndjekë disa detyra dhe të vendosi përparësi duke siguruar arritjen e afateve kohore;
  6. Të ketë aftësi shumë të mirë për të punuar si pjesë e nje skuadre.

Dergoni CV-në dhe letra reference në adresën punesim@moncheri.al
Pas selektimit do të kontaktohen vetëm kadidatët e përzgjedhur. *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

 

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 2 Jobs
  • Location
  • Profili Punesim