Shoqëria WELL sh.p.k., pjesë e ALKOS GROUP ALBANIA, për shkak të zgjerimit të rrjetit të tij drugstore në qytetin e Korçës kërkon të punësojë staf në pozicionin: Kasiere / Sistemuese
Ne ofrojmë:
- Pagë motivuese;
- Atmosferë miqësore dhe dinamike;
- Kontratë të rregullt pune;
- Vlerësim sipas performancës;
Detyrat
- Kujdeset për mirëmbajtjen e produkteve dhe mirëorganizim e tyre;
- Bën sistemimin e mallit nëpër rafte apo hapësirat e caktuara;
- Kujdeset që çdo artikull i raftit të jetë i pajisur me çmimin përkatës;
- Kontrollon ekspozimin për të mbushur stokun dhe angazhohet në sistemimin e stokut në rregullin e kërkuar;
- Kontrollon produktet e rafteve për skadencat dhe i raporton ato tek përgjegjësi, menaxheri;
- Kontrollon, evidenton dhe vendos përkthimet në shqip të produkteve që nuk e kanë atë;
- Mban pastër marketin, raftet, etj;
- Asiston klientet ne proçesin e blerjes me çfare ata kanë nevojë;
- Ndihmon klientin në gjetjen e produkteve për të cilat ai është i interesuar.
Kualifikimet
- Të ketë mbaruar arsimin e mesëm, arsimi i lartë përbën avantazh;
- Të jetë i gatshëm dhe i aftë të punojë në grup;
- Fleksibël për punë me turne;
Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë aplikimin e tyre në adresën well.rekrutime@alkosgroup.al
*Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë sipas Ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
More Information
- Rruga/Zona Qendër Korça
- Tel/Mob +355697053354
- Experience Level edhe pa eksperience, me eksperience