Pozicioni: Kasiere
Departmenti: Kasave
Vendodhja: Jumbo TEG, Jumbo QTU
Permbledhja e Pozicionit: Nje Kasiere eshte pergjegjese per menaxhimin e perditshem te arkes se vet ne perputhje me Vlerat dhe politikat e pergjithshme te kompanise dhe te Grupit . Sigurohet qe gjate procesit te pageses, te jete e sakte, korrekte, te jap informacionin e duhur dhe ne te njejten kohe te ofroje sherbim te jashtezakonshem ndaj secilit klient, te shoqeruar me buzeqeshje dashamiresi dhe sjellje profesionale.
Detyra dhe Pergjegjesi :
- Mban paster dhe te rregullt Arken dhe ambientin e Arkes si dhe sektorin prane arkave te blerjeve impulsive;
 - Mban Arken te sigurte, e kyc ate kur nuk eshte duke punuar po ashtu edhe ekranin e Programit qe perdoret;
 - Skanon produktet me pergjegjesi pa harruar asnje;
 - Kryen vazhdimisht sistemimin e produkteve ne departamentin e arkes duke zbatuar udhezimet e supervizorit te arkave, merchandiserit ose Menaxherit te Dyqanit;
 - Ben mbushjen e vazhdueshme te sektorit te arkave me produkte kur eshte e nevojshme;
 - Bashkepunon me koleget gjate detyrave operacionale ne dyqan, dhe mban fryme bashkepunuese me departamentet e tjera, supervizorin e arkave , menaxhimin e dyqanit dhe personelin e sigurimit
 - Informon Supervizorin e Arkave dhe menaxherin e dyqanit per cdo problem apo avari teknike, ankese klienti, vizita ne dyqan ose ndodhi te pazakonta ne dyqan.
 - Asiston ne trajnimin e Kasiereve te reja;
 - Kryen me nje sherbim te shkelqyer dhe pa bezdisur/ fajesuar klientin procesin e nderrimit te aprovuar nga menaxheri i dyqanit;
 - Ne perfundim te turnit ben mbylljen e kases dhe dorezimin e lekeve prane arkes qendrore.
 
Kerkesat:
- Edukimi: Arsim i larte (Pa obligime shkolle ne vazhdim)
 - Eksperiencat e punes:
 - Te pakten 1 vit pervoje te meparshme te ngjashem ne kete pozicion
 - Kualifikime te tjera:
 - Njohuri te gjuheve te huaja
 - Te njohin dhe perdorin shume mire programet baze te kompjuterit
 
Aftesi te tjera:
- Aftesi shume te mira komunikuese jane thelbesore.
 - Aftesi per te operuar me programet baze te kases.
 
Menyra e aplikimit*:
Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem te dergoni CV-ne ne adresen elektronike hr@jumbo.al
*Te gjitha aplikimet do te trajtohen me konfidencialitet te plote sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqiperise per “Mbrojtjen e te Dhenave Personale”.
More Information
- Rruga/Zona QTU & TEG
 - Tel/Mob +355 686077378/+355 686077378
 - Experience Level edhe pa eksperience
 
				