Kasiere/Arketare 39 views

Profili i kompanisë: Firma Koral Fish operon në sektorin e përpunimit të produkteve të detit që nga viti 1994. Prej shumë vitesh kompania operon dhe në tregjet ndërkombetare, veçanërisht në atë Italian, marrëdhëniet me të cilën janë intensifikuar së tepërmi vitet e fundit. Produktet e ofruara nga Koral Fish janë produkte me origjinë vendi dhe importi. Gama e gjërë e produkteve përfshin produkte të freskëta dhe të ngrira duke plotësuar kështu nevojat e një numri të madh konsumatorësh. Që prej themelimit te saj kompania ka kryer nje evolim progresiv përsa i përket zgjerimit të hapësirave të aktivitetit dhe përshtatjes së normave të punës dhe cilësise së produkteve me të gjitha standartet e KE-se.

Nje nga deget me te rendesishme te saj eshte edhe Pika e shitjes Koral Tirane e stacionuar tek Rruga e Barrikadave Nr.5, e cila shpall konkursin per:

Pozicioni: Kasiere/Arketare

Departamenti: Finance

Vendodhja: Tirane

PERMBLEDHJE E POZICIONIT:

Nje kasiere eshte pergjegjese per menaxhimin e perditshem te arkes ne perputhje me vlerat dhe politikat e pergjithshme te kompanise. Sigurohet qe gjate procesit te pageses, ai/ajo te jete i/e sakte, korrekte, te jape informacionin e duhur dhe ne te njejten kohe te ofroje dhe sjellje profesionale ndaj klientit. Gjithashtu ai/ajo eshte pergjegjes/e per pastertine, mirembajtjen, sigurine dhe menaxhimin e arkes, dhe ne fund te turnit dorezimin e xhiros dhe te sigurohet qe cdo gje eshte ne rregull.

FUNKSIONET THELBESORE TE POZICIONIT:

  • Respekton dhe pershendet klientin e para qe ne momentin e pare qe ka kontakt me te;
  • Komunikon qarte dhe sakte cmimin e  produktit konsumatorit;
  • Administron me korrektesi faturat e shitjes
  • Merr dhe numeron leket me kujdes dhe saktesi nga klienti
  • Kthen kusurin pa gabime ne vemendje te klientit (ne rastet perkatese) dhe e pajis ate me kupon tatimor ose me fature tatimore
  • Realizon sakte pagesa permes posit te bankave;
  • Gjate orareve te fluksit tregon kujdes ne rradhen e klienteve qe te mos shkaktoje pakenaqesi
  • Informon klientet per ofertat dhe promocionet aktuale (nese ka)
  • Informon menaxherin e dyqanit ne lidhje me çdo problem qe mund te kete me produktet apo parate dhe ndihmon ne zgjidhjen e problemit;
  • Bashkepunon me koleget gjate detyrave operacionale ne dyqan, dhe sjell nje fryme bashkepunuese me sektoret e tjere,
  • Informon menaxherin e dyqanit per cdo problem apo avari teknike, ankese klienti, vizita ne dyqan ose ndodhi te pazakonta
  • Ndihmon konsumatoret, duke u siguruar qe nevojat e tyre jane identifikuar qarte dhe qe zgjidhja e tyre te behet ne menyre te shpejte dhe te kujdesshme duke i lene ata te kenaqur.
  • Dorezon arken dhe sektorin e arkave te paster, rregullt dhe te gatshem per pune per turnin tjeter.
  • Ne informacion shmang konfrontimet me klientin duke i ofruar atyre zgjidhje sipas rregulloreve te brendshme te kompanise, ose duke i drejtuar tek menaxheri i dyqanit
  • Ne perfundim te turnit ben mbylljen dhe rakordimin e arkes me korrektesi.
  • Eshte pergjegjes per vlerat mangut apo parate fallco qe mund ti dalin gjate turnit. Nderkohe ne cdo rast, bazuar ne procedurat standarte njofton menaxherin e dyqanit per rastet e parave jo te rregullta dhe ndihmon deri ne zgjidhjen ligjore te situates.

KERKESAT:

  • Arsim i mesem ose i larte
  • Te pakten nje vit pervoje pune ne arke (ose eshte i/e vullnetshme te adaptohet shpejt me punen ne nje periudhe prove te caktuar)
  • Njohja e paketes MS Office
  • Njohja e nje gjuhe te huaj perben avantazh

AFTESI:

  • Aftesi per te punuar me te gjitha mjetet e punes te nevojshme per operimin efikas ne pozicionin perkates;
  • Aftesi te shkelqyera komunikimi;
  • Aftesi per tu perballur me situata te ndryshme te momentit;
  • Aftësi për t’i siguruar klienteve shërbim efikas në cdo kohe;

More Information

Apply for this job Apply via Facebook
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 2 Jobs
  • Location Tiranë, Durrës
  • Rruga/Zona Rruga e Barrikadave
  • Tel/Mob +355695131429