Juriste (Tendera) 137 views

Job Expired

Agjencia e Rekrutimit Profesionisti është një Agjenci Rekrutimi dhe Konsulence e fokusuar në vlerësimin e Burimeve Njerëzore dhe lehtësimin e bizneseve për të zgjedhur stafin e duhur. Qëllimi ynë është të ndërtojmë marrëdhënie të besueshme dhe afatgjata me kandidatët dhe bizneset. Vizioni ynë është të sigurojmë që njerëzit në tregun tonë të frymëzohen, motivohen, trajnohen dhe zhvillohen për të përqafuar të ardhmen e punës. Misioni ynë është të ndihmojmë klientët tanë të gjejnë dhe punësojnë profesionistët më të kualifikuar në profesione të zgjedhura dhe shumë të aftë, si dhe t’i ndihmojmë ata profesionistë të gjejnë mundësitë më të mira të punës në fushat e tyre përkatëse dhe të çojnë më tej karrierën e tyre.

Pozicioni i punës: Juriste (Tendera)

Kushtet e kontratës: E pacaktuar

Vendndodhja: Tiranë, Shqipëri

Po kërkojmë një Juriste në fushën e tenderave, të orientuar drejt rezultateve për t’iu bashkuar ekipit për një nga klientat tanë, lider në fushën e mobilimit dhe tregtimit të hidrosanitareve dhe pllakave.

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:

  • Përgatit dokumentacionin dhe kryen aplikimet në procedura të ndryshme tenderimi;
  • Përfaqëson kompaninë pranë çdo instuticioni, ndjekja e procedurave ligjore, korrespondencës zyrtare me çdo autoritet, për çështje të caktuara ligjore të veprimtarisë së kompanisë;
  • Evidentimi i ndryshimeve në ligjet e biznesit dhe informimi i departamenteve dhe punonjësve të tjerë të interesuar, në lidhje me keto ndryshime;
  • Arkivon dhe protokollon të gjithë dokumentacionin ligjor.
  • Harton çdo akt tjetër të nevojshem që i kërkohet nga shoqëria;
  • Të kryej edhe detyra të tjera juridiko-administrative.

Kualifikimet dhe eksperienca e kërkuar:

  • Te ketë përfunduar universitetin, në degën Juridik.
  • Gjuhet e huaja Anglisht dhe Italisht.
  • Eksperienca në të njëjtën fushë të paktën 3 vite në kompani të ngjashme.

Aftësitë e kërkuara:

  • Të ketë aftësi shumë të mira në formulimin e qartë të mendimit juridik dhe shkrimit të tij sipas formateve të kërkuara.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi, prezantimi dhe pune në grup.
  • Të njohë shume mire legjislacionin e Prokurimeve Publike, dhe te kete eksperience pune ne kete fushe.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të programeve kompjuterike/Paketa Microsoft Office etj;
  • Aftësi analitike dhe aftësi për zgjidhjen e problemeve.
  • Aftësi organizuese, duke përfshire aftësitë për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete.
  • Patentë për drejtim automjeti, kategoria B

Në rast se posedoni cilësitë e listuara më sipër, ju lutem të dërgoni CV-në tuaj duke specifikuar pozicionin në fjalë në adresën tonë elektronike: rekrutim@profesionisti.al ose mund të kontaktoni në numrin e kontaktit: +355 68 208 1357

Afati I aplikimit: 30 Maj 2022

“Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 2 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Rruga e Kavajes/Condor Center
  • Tel/Mob +355682081362
  • Profili Sherbime