Juriste 113 views1 application

Job Expired

Përshkrimi

AGIKONS sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ”Marea Resort” (Kavajë), ”Tarraca e Ullijve” (Dhërmi), ”Plazhi i Gurtë” (Qeparo), ”Bougainville Bay” (Sarandë) si edhe ”Meshtekna” Brezovice. 
Kompania po kërkon të zgjerojë stafin e saj në Departamentin Juridik, në pozicionin: Jurist/e

Detyrat

  • Harton kontrata dhe marrëveshje të ndryshme që lidh kompania me klientët, furnitorët etj;
  • Ndjek proçeset e ndryshme të administrimit si psh. proçesin për leje ndërtimi, leje shfrytëzimi, hipotekimin e pallateve & rezidencave, verifikimin hipotekor të pronave dhe procedurat e tjera të nevojshme për ndërtimin e një objekti;
  • Përfaqëson kompaninë pranë institucioneve administrative dhe ndjek procedurat ligjore, ankimimet, prapsimet, korrespondencat zyrtare me autoritetet shtetërore për çështje të caktuara ligjore të veprimtarisë së shoqërisë;
  • Përfaqëson shoqëritë e grupit për çështje të ndryshme gjyqësore, që nga përpilimi i padive, ankimimeve, ndjekjen e negociatave etj.

Kualifikimet

  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë për Drejtësi;
  • Të ketë të paktën 5 vjet eksperiencë pune si Jurist/e;
  • Te kete eksperience në prokurime publike;
  • Te kete eksperience në çeshtjet gjyqesore;
  • Të zotrojë shumë mire ”Paketën Office”;
  • Të zotërojë në nivel të mire gjuhën Angleze;
  • Të ketë aftësi shumë të mira në formulimin e qartë të mendimit juridik dhe shkrimit të tij sipas formateve të kërkuara;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi, prezantimi dhe pune në grup.

Shënime

Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre në adresën hr@agikons.com
Kontakt: 068 40 52 085

Orari i Punes: 08:30 -17:00, nga e Hena – Premte.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 7 Jobs
  • Location
  • Rruga/Zona Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit" A0/1
  • Profili Ndertim