Jurist/Senior Jurist 590 views3 applications

Job Expired

Union Bank është një bankë private me kapital 100% shqiptar me aksioner kryesor UFT. Që prej fillimit të aktivitetit në 2006, Union Bank ka shënuar rritje domethënëse në tregun bankar duke arritur mbi 600 milion EUR asete. Nëpërmjet një rrjeti prej 32 degësh dhe mbi 50 ATM, banka u shërben me mijëra klientëve që i kanë besuar financat e tyre personale dhe të biznesit dhe na kanë vlerësuar për shërbim cilësor dhe fleksibilitet. Ne jemi krenarë për standartet e larta të shërbimit të klientëve dhe vazhdojmë ti përmirësojmë ato.

Union Bank numëron mbi 400 punonjës, të cilët japin kontributin e tyre të paçmueshëm në arritjen e rezultateve të bankës. Ne i kushtojmë rëndësi të veçantë krijimit të një ambjenti pune, ku opinionet e punonjësve inkurajohen dhe vlerësohen. Gjithashtu, impenjohemi maksimalisht në trajnimin dhe zhvillimin e tyre.


Aktualisht, po kërkojmë kandidatë të përshtatshëm për t‘iu bashkuar skuadrës sonë në Departamentin Ligjor në pozicionin:

Jurist/Senior Jurist
Përgjegjësitë kryesore:
· Përgatitt mbrojtjen dhe përfaqësimin e Bankës në çështjet gjyqësore që shqyrtohen në Gjykatë në të gjitha shkallët e gjykimit, mbledh dhe përgatit dokumentacionin pwr dosjen gjyqësore, pjesëmarrws në seancë gjyqësore me qëllim marrjen e urdhërave të ekzekutimit për kreditë në procedurë ligjore.
· Administron dokumentacionin ligjor që i përket dosjeve gjyqësore, apo dosjeve të klientëve në zbatim të procedurës së brendshme të Bankës “Ndjekja Ligjore e Kredive”.
· Propozon tek Drejtori i Departamentit zgjidhje të mundshme për probleme ligjore me të cilat ndeshet Banka, dhe zbaton planin mujor strategjik lidhur me çështjet gjyqësore dhe rastet e kredive në ndjekje ligjore.
· Ndjek sipas rastit proçedurat për kryerjen e aplikimeve, për rregjistrimin e kolateraleve, dokumenta. pronësie, kartela/harta treguese për rregjistrimin e akteve të kalimit të pronësisë pranë ZVRPP si dhe aplikimet për rregjistrimin e ndryshimeve përkatëse pranë QKB-së apo organeve të tjera të administratës, apo institucioneve mbikëqyrëse dhe rregullatore.
· Ofron me kërkesë të të tretëve këshillim ligjor mbi ligjin e taksave, ligjin tregtar, ligjet e bankave, rregulloret e udhëzimet e Ministrisë së Financave, Bankës së Shqipërisë dhe institucioneve të tjera mbikëqyrëse e rregullatore etj.
· Administron dokumentacionin e dosjeve gjyqësore apo dosjeve të lidhura me procese të tjera administrative me të cilat është e lidhur Banka.
· Propozon tek Drejtori i Departamentit ide te reja, procedura, rregulla për t’u vendosur me qëllim përmirësimin e eficiencës së proçeseve gjyqësore.
· Sinjalizon çdo mesazh, politikë apo proçedurë që ndiqet nga banka dhe që bie ndesh me udhëzimet e detyrueshme ligjore.
· Përgatit dhe ndjek përditësimin e të dhënave të Bankës pranë QKB-së, QRA-Së, institucioneve lokale dhe qëndrore, si dhe kujdeset për përputhshmërinë e këtyre të dhënave.

Eksperienca dhe kualifikimet e kërkuara:

· Diplomë Universitare në Fakultetin e Drejtësisë;
· Minimumi 2 vite eksperiencë në institucione bankare apo institucione financiare të ngjashme;
· Njohuri mbi legjislacionin vendas;
· Eksperiencë të gjerë në çështjet ligjore;
· Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
· I/e përgjegjshëm dhe kreativ;
· I/e aftë të marrë iniciativa për të arritur rezultate optimale;
· I/e vëmendshëm ndaj detajeve, i/e aftë për të kryer analiza të përthelluara ligjore;
· Aftësi shumë të mira për të punuar në grup dhe për të përballuar njëkohësisht disa detyra.

Personat e interesuar duhet të dërgojnë brenda datës 21 Mars 2022:

– CV
– Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin

Dokumentat duhet të dërgohen në adresën e-mail: humanresources@unionbank.al


Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.


Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.


Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.

Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.

Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në humanresources@unionbank.al.

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 4 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Blv. Zogu I, perballe stacionit te trenit
  • Profili Banke