JURIST/E 831 views8 applications


DIMENSION HR 
po kërkon të rekrutojë për një nga klientët e saj një JURIST/E

DETYRAT E POZICIONIT

  • Hartimi i kontratave të llojeve të ndryshme;
  • Aplikimi per Licenca te kompanise
  • Plotesimi i dokumentave ligjore sipas DST te tenderave ku perfshihen dokumenta si me poshte dhe te tjera sipas rastit:

-Vertetime penale/ civile gjykata për tendera
-Vertetime nga prokuroria për tendera
-Vertetim mosperjashtim tendera e-albania
-Vertetim debie OSHEE
-Të tjera sipas dokumentacionit tenderit

  • Konceptimi i ankimeve, padive, akteve të tjera proceduriale gyqësore si dhe shkresave administrative
  • Ndjekja e procedurave të registrimit dhe veprimeve te tjera administrative në drejtoritë vendore
  • Përgatitja dhe depozitimi në QKB i të gjitha akteve tregtare për çështjet tregtare të shoqërisë;
  • Kryerja dhe ndekja e procedurave për përfitimin e lejeve dhe licencave të nevojshme në kuadër të veprimtarisë së shoqërisë;
  • Përgatitja e dokumentacionit juridik për pjesëmarrjen e shoqërise në prokurime publike.
  • Draftim kontrata me pale te treta (furnizim/ blerje/ shitje/ kredi etj) sipas nevojes.
  • Ndjekje e ceshtjeve me process permbarimi apo ceshtjeve gjyqesore
  • Aplikimet ne E-albania, qe nuk aplikohen ne QKB
  • Shqyrton dokumentacionin e duhur dhe interpreton ndikimin e ligjeve, të rregulloreve, të politikave te shoqerise dhe të procedurave të ndryshme.
  • Eshtë përgjegjës për të siguruar përputhjen ligjore.
  • Realizon detyra të tjera dhe akte te tjera juridike kurdoherë që kërkohen nga supervizorët .


KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi: Të jetë diplomuar në Fakultetin e Drejtisë.
Eksperienca: Të ketë eksperiencë pune 3 vite në këtë profil.

Aftësitë:

  • Të ketë aftësi shumë të mira analizuese, argumentuese, të formulimit të qartë të mendimit juridik dhe shkrimit sipas standardeve ligjore;
  • Të zotërojë anglishten ligjore në mënyrë profesionale;
  • Të ketë njohuri të programeve kryesore të Microsoft Office etj;
  • Të ketë aftësi shumë të mira negocimi, komunikimi, prezantimi dhe pune në grup;

Menyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetem në adresën tonë rekrutime@dimensionhr.al me subjekt «JURISTE»
Bazuar ne aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.

JU MIREPRESIM!


*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.

More Information

Apply for this job Apply via Facebook
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 35 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Rr.
  • Profili Konsulence, Punesim, Sherbime