Jurist/e 306 views1 application

Job Expired

Mantic shpk është një kompani e Shërbimeve të Konsulencës së Teknologjisë së Informacionit që është e specializuar në ofrimin e zgjidhjeve për të përmbushur nevojat e klientëve,
e cila i ofron bizneseve të vogla dhe të mesme shërbime IT të shkëlqyera me kosto efektive dhe zgjidhje që do të përmirësojnë funksionalitetin e sistemeve tuaja të informacionit aktual.
Shërbimet e IT që kompania ofron janë zgjidhje që përfshijnë pajisje kompjuterike, softwear, mbështetje teknike, etj.

Kompania po kërkon persona të kualifikuar në pozicionin:

Jurist/e

Përshkrim i Përgjithshëm

Jurist/e është përgjegjës për hartimin e akteve, analizave ligjore, përfaqësimin e kompanisë për çështjet e ndryshme ligjore.

Detyrat dhe Përgjegjësitë

  • Njeh shumë mirë legjislacionin në fuqi në veçanti atë në lidhje me kompanitë me veprimtari në telekomunikacion;
  • Mbron të drejtat dhe interesat legjitime të kompanisë në çdo përfaqësim;
  • Këshillon dhe negocion për të gjitha çështjet ligjore të kompanisë në lidhje me dokumentacionin ligjor, negociatat, kontratat, etj;
  • Formulon kontrata me klientet dhe të tretë. Siguron që kontratat kanë bazë ligjore dhe mbrojnë kompanine nga shkeljet e paleve kontraktuese.
  • Mban marrëdheniet me agjencite shtetërore vëzhguese dhe mbikqyr e udheheq të gjitha aspektet e marrjes apo dokumentimit të licensave.
  • Shërben si konsulent ligjor për menaxheret e larte të kompanisë mbi ndërtimin e një marrëdhënie konkrete me një partner.
  • Kontrollon, sistemon dhe arkivon të gjithe dokumentacionin ligjor që ka të bëjë me aktivitetin e shoqërisë.
  • Përfaqëson shoqërinë në raste konfliktesh dhe pregatit kërkesë-paditë dhe çdo akti tjetër që i drejtohet organeve të niveleve gjyqësore, në gjykimin e çështjeve civile, administrative dhe arbitrazh.
  • Përgatit dhe përpilon kërkesa ankimore kundër vendimeve gjyqësore, të prokurorisë e të arbitrazhit dhe i përfaqëson në gjykatën e apelit, gjykatën e lartë dhe në gjykatën kushtetuese;
  • Mbajtja e marrdhënieve me publikun, korrespondencat me institucionet e ndryshme;
  • Ndjek deri në fund të gjitha çeshtjet administrative me shtetin dhe ato me palet e treta. Eshte përgjegjës i drejtpërdrejte për njoftimin dhe zbatimin e afateve ligjore të ankimimit në të gjitha shkallet administrative dhe të gjyqësorit konform legjislacionit në fuqi duke njoftuar në advance Managerin dhe CEO dhe duke koordinuar me zyren e avokatisë konform kontratave të lidhura me këto zyra;
  • Në koordinim ose jo me zyrën e avokatisë përpilon ose ndjek deri në fund hartimin e dokumentacionit përkates shkresor në zbatim të procedurave ligjore dhe afateve përkatëse për kthimin e përgjigjes ndaj administrates shteterore, organeve të drejtesise, të rendit etj;
  • Përpilon dhe mirëmban listen e çeshtjeve administrative me shtetin si edhe me palet e treta, të cilën e dërgon me email periodikisht CEO-s, Managerit dhe Zyrës avokatore, ditën e përcaktuar dhe në raste të ndjekjes së ceshtjeve me afatete shkurtra e dërgon atë në momentin që merr njoftimin zyrtar per çeshtjet administrative;
  • Pajisja me tagra përfaqësimi të kompanisë (veçanerisht çeshtje gjyqësore të marredhënieve të punës dhe çeshtjeve doganore);
  • Formulon opinionet ligjore;
  • Vendosja e prioriteteve për arritjen e afateve të përcaktuara;
  • Ofron zgjidhje ligjore të problemeve që ka kompania ose klientët dhe siguron që çdo konsulencë është në përputhje me ligjet në fuqi dhe me standardet e kërkuara;
  • Përgatit rastet ligjore dhe siguron që ato dorëzohen/paraqiten tek autoritetet përkatëse;
  • Rekomandon dhe harton kodet e reja të cilat janë relevante me ligjin për menaxhimin dhe zgjidhjen e konflikteve që mund të lindin në kompani dhe me klientët;
  • Projekte/detyra të tjera të caktuara për përfitimin e përgjithshëm të kompanisë.

Kualifikimet dhe Aftësitë

  • Të ketë përfunduar Arsimin e lartë në Drejtësi.
  • Të ketë njohuri të mira të legjislacionin shqiptar në përgjithësi dhe atë të Komunikimeve Elektronike e Transmetimeve Tv në veçanti.
  • Të ketë njohuri të përgjithëshme për organizmat ndërkombëtare të fushës së telekomunikacioneve dhe kuadrin ligjor përkatës.
  • Të ketë njohuri për kuadrin Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe të Transmetimeve TV në Shqipëri.
  • Të ketë minimumi 3-4 vjet eksperience pune të ngjashme dhe preferohet në shoqeritë e telekomunikacionit.
  • Të zotrojë shumë mire gjuhën Angleze.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të ‘’Paketës Office’’.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese si verbale ashtu edhe në të shkruar.
  • Aftësi shume të mira negociuese.
  • Të ketë aftësi shumë të mira analitike dhe organizuese.
  • Të ketë aftesi shumë të mira të punuarit në grup.

Për të aplikuar për këtë pozicion pune, ju lutem dërgoni Cv-në në adresën: hr@mantic.al / Kontakt 069 23 98 852

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 0 Jobs
  • Location Tiranë
  • Profili IT