Junior Finance Officer 254 views8 applications

Job Expired

Kompania Mane TCI, pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Mane TCI është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër dhe Holandë, me afërsisht 5,200 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Pozicioni: Specialist Finance Junior
Departamenti: Financë
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit: Specialisti i Financës ndihmon dhe suporton në regjistrimet e faturave të blerjes dhe shitjes si dhe në procese të tjera që zhvillohen në departamentin e financës.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
• Kontabilizon Formularët e Deklarimit të Pagesave;
• Kontroll i përditshëm i faturave të blerjeve në self care;
• Regjistron faturat me karakter administrativ;
• Kontrollon faturat e Blerjes dhe Shitjes;
• Regjistron faturat e blerjes OSHEE dhe UKT për gjithë projektet investitore;
• Mban dhe ndjek dosjen e klientëve në projektet investitore;
• Përditëson listën sipas procedurës referuar ligjit për parandalimin e pastrimit të parave;
• Kontrollon cdo muaj dosjet arka dhe banka dhe i plotëson me dokumentacion përkatës;
• Detyra të tjera që i caktohen.

Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti, Finance-Kontabilitet

Kualifikime të tjera:
• Të zotërojë njohuri të programit Nav;
• Aftësi të mira të paketes MS Office, vecanerisht Excel;
• Aftësi analitike shumë të mira, saktësi në kryerjen e detyrave;
• Aftësi shumë të mira komunikuese dhe për të punuar në grup;
• I orientuar nga detajet me aftësi për futjen e saktë të të dhënave;
• Njohje e gjuhës angleze.

Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në linkun: https://manetci.zohorecruit.eu/jobs/Careers/21072000000991001/Junior-Finance-Officer?source=CareerSite brenda dates 02 Nentor 2022.
Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 3 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Komuna e Parisit, Godina nr.3, kati 1
  • Profili Ndertim