IT Helpdesk Specialist 162 views5 applications

Job Expired

&Union Bank është një bankë private me kapital 100% shqiptar me aksioner kryesor UFT. Që prej fillimit të aktivitetit në 2006, Union Bank ka shënuar rritje domethënëse në tregun bankar duke arritur mbi 600 milion EUR asete. Nëpërmjet një rrjeti prej 32 degësh dhe mbi 50 ATM, banka u shërben me mijëra klientëve që i kanë besuar financat e tyre personale dhe të biznesit dhe na kanë vlerësuar për shërbim cilësor dhe fleksibilitet. Ne jemi krenarë për standartet e larta të shërbimit të klientëve dhe vazhdojmë ti përmirësojmë ato.

Union Bank numëron mbi 400 punonjës, të cilët japin kontributin e tyre të paçmueshëm në arritjen e rezultateve të bankës. Ne i kushtojmë rëndësi të veçantë krijimit të një ambjenti pune, ku opinionet e punonjësve inkurajohen dhe vlerësohen. Gjithashtu, impenjohemi maksimalisht në trajnimin dhe zhvillimin e tyre.

Aktualisht, po kërkojmë kandidatë të përshtatshëm për t‘iu bashkuar skuadrës sonë në Departamentin për Administrimin e Rrjeteve dhe Sistemeve, në pozicionin:

IT Helpdesk Specialist

Përgjegjësitë kryesore:

· Instalon sisteme operative dhe aplikacione dhe konfiguron hardware.

· Monitoron dhe mirëmban sistemet dhe rrjetat kompjuterike.

· Suporton stafin/klientët drejtëpërdrejtë ose nëpërmjet telefonit për të zgjidhur problemet.

· Rregjistron, ruan dhe raporton probleme në sistem deri në zgjidhjen e tyre.

· Investigon dhe zgjidh problemet me hardware/software.

· Mirëmban paisjet e dëmtuara.

· Siguron suport nga stafi teknik i dedikuar në raste eskalimi të problemeve, dokumenton dhe raporton në sistem statusin e problemit.

· Suporton implementimin e versioneve të reja të sistemeve operative apo paketave software.

· Respekton afatet kohore për investigimin, delegimin dhe zgjidhjen e problemeve të raportuara.

· Mban marrëdhënie të mira me klientët dhe stafin e bankës.

· Teston dhe vlerëson teknologjitë e reja.

 

Eksperienca dhe kualifikimet e kërkuara:

 

· Diplome universitare në Inxhinieri Elektronike, Informatike, ose fusha të ngjashme.

· Kupton prioritetet dhe manaxhon njëkohësisht një numër të konsiderueshem problemesh të raportuara.

· Te kete aftësi të mira komunikimi verbale dhe te shkruara.

· Njohuri të mira të gjuhës angleze.

· I/e përgjegjshëm dhe kreativ.

· Aftësi shumë të mira për të punuar në grup dhe për të përballuar njëkohësisht disa detyra.

 

Personat e interesuar duhet të dërgojnë brenda datës 07 Prill 2022:

– CV

– Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin

Dokumentat duhet të dërgohen në adresën e-mail: humanresources@unionbank.al

 

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.

 

Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.

Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.

Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.

Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në humanresources@unionbank.al.

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 4 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Blv. Zogu I, perballe stacionit te trenit
  • Profili Banke