Inxhinier Zyre 124 views

Job Expired

Kompania Mane TCI, pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Mane TCI është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër dhe Holandë, me afërsisht 5,200 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Pozicioni:           Inxhinier/e Zyre Green Coast MGallery Hotel

Departamenti:   Teknik

Vendndodhja:    Palasë

Përmbledhja e Pozicionit: Inxhinieri i Zyrës përgatit raporte të ndryshme të punimeve, asiston në mbajtjen e dokumentacionit të objektit dhe në kontrollin dhe përgatitjen e situacioneve.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

Detyra të zbatimit

  • Mban korrespondencë me inxhinierët në zbatim dhe dokumenton informacionet e shkruara sipas fazave të punimeve;
  • Përgatit ditarin e raportit të punimeve dhe raporton tek MD/PM, inxhinierët e kantierit dhe inxhinierët e tjerë të përfshirë në projekt;
  • Përgatit situacionet mujore për punimet totale dhe progresive të kryera në objekt nga secili nënkontraktor, në bashkëpunim me inxhinierin e kantierit:
  • Është përgjegjës për katalogizimin, standardizimin dhe arkivimin e dokumentacionit tekniko ligjor të kantierit;
  • Është përgjegjës për sistemimin dhe standardizimin në share-point të të gjithë informacionit/dokumentacionit të objektit dhe kantierit;
  • Kontrollon furnizimet (sasiore) që do përdoren në projekt dhe raporton tek MD/PM;
  • Suporton në përgatitjen (sasiore) të preventivave për paketat e ndryshme prokuruese;
  • Mban në vijimësi çdo historik dhe dokumenton minutat e takimeve dhe vendimet e marra;
  • Suporton në përgatitjen e dosjeve të dokumentacionit tekniko-ligjor të objektit që në fazat fillestare deri tek kolaudimi i objektit dhe mbylljes së dokumentacionit tekniko-financiar të objektit;
  • Suporton në procesin e përgatitjes së dokumentacionit të kërkuar nga institucionet shtetërore si dhe ndjek komunikimin me institucionet sipas kërkesës së zyrës qendrore dhe PM;
  • Detyra të tjera administrative, në lidhje me dokumentimin e informacioneve teknike që vijnë nga inxhinierët;
  • Me kërkesë të Drejtuesit të Kantierit/PM suporton në leximin e projekteve, kryen nxjerrjen e informacioneve specifike dhe kryen verifikime në terren sipas kërkesave të proceseve të punës;
  • Detyra të tjera që i ngarkohen nga MD/PM

Detyra administrative të Burimeve Njerëzore

  • Përgatitja e orëve përmbledhëse të punës dhe të dhënave të tjera për stafin, dërgimi i prezencës së stafit në Departamentin e Burimeve Njerëzore;
  • Evidentimi i lejeve vjetore të stafit, mungesave ditore, raporte etj;
  • Përcjell tek stafi i kantierit rregulla ose udhëzime të ardhura nga Departamenti i Burimeve Njerëzore;
  • Planifikimi i nevojave në kantier, hartimi i urdhër-kërkesave dhe ndjekja e miradministrimit të shpërndarjes së kancelarive;

Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti në Inxhinieri Ndërtimi ose Mjedisi

Kualifikime të tjera:

  • Të ketë kompetenca teknike të lidhura me punën;
  • Të ketë eksperiencë pune të ngjashme 2-5 vite
  • Të ketë njohuri të mire të gjuhës Angleze.
  • Aftësi shumë të mira në kontroll, organizim, raportim;
  • Të ketë dëshirë për të implementuar gjëra të reja;
  • Aftësi të mira komunikuese me shkrim dhe gojë;
  • Njohuri të mira në paketën Microsoft Office, AutoCad si dhe programe të tjera të lidhura me punën;

Afati i dorëzimit: 07.11.2022

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 9 Jobs
  • Location Tiranë
  • Profili Ndertim