INXHINIER ZBATIMI 202 views

Job Expired

DIMENSION është një kompani konsultuese, trajnuese dhe zbatuese në fushën e Menaxhimit Strategjik të Burimeve Njerëzore me një eksperiencë shume vjeçare të stafit të saj në Sistemin e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore.

Për një kompani të madhe në Shqipëri, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin vakant:

INXHINIER ZBATIMI

 

DETYRAT E POZICIONIT

– Kontrollin e punimeve në përputhje me kontratat e sipërmarrjes, projektin, preventivin,

specifikimet teknike dhe KTZ, dhe kushteve të sigurisë së shëndetit e jetës në punë.

– Kontrollin e përputhshmërisë së projekteve dhe detajeve (Identifikimin e mospërputhjeve mes projekteve arkitektonik – konstruktiv – KUZ – KUB, infrastrukturë inxhinierike nëntokësore), përfshirë rishikimin e detajeve dhe dhënien e zgjidhjeve teknike për zbatim, përfshirë detajimin konstruktiv dhe arkitektonik të elementëve të ndryshëm.

– Hartimin dhe ndjekjen e grafikut të punimeve sipas projektit dhe planit të organizimit.

– Përpilimin dhe kontrollin e të gjithë dokumentacionit tekniko ligjor në objekt, si proces-verbale, libreza masash, situacione, akte piketimi e kontrolli etj.

– Kontrollin e cilësisë dhe çështjet e sigurisë në kantier, si dhe sigurohet se të gjitha rregullat po zbatohen sipas rregullores të menaxhim QA/QC dhe HSE si dhe rregullave në fuqi;

– Kontrollin e firmave nënkontraktore duke marrë masa për të përmbushur kërkesat ligjore për sigurimin teknik në kantier.

– Ndjekjen e cilësisë së lëndëve të para që vijnë në kantier nga furnitorët e ndryshëm.

– Aprovimin e materialeve që implementohen në kantier.

– Sigurimin e zbatimit të punimeve në përputhje me politiken e menaxhimit të cilësisë të kompanisë.

– Marrjen në dorëzim të punimeve të zbatimit, kryerjen e Inspektimeve të rregullta.

– Përgatitjen e listave ose të punimeve me mangësi ose të papërfunduara si pjesë e procesit të kolaudimit.

– Zbatimin me rigorozitet të kontratave të sipërmarrjes.

– Zbatimin me rigorozitet të rregullave teknike dhe kodit të veshjes.

– Përgatitjen e dosjeve të cilësisë për materialet specifike të importit që nuk ka mundësi të analizohen në laboratorë tanë.

– Ndjekjen e zbatimit të cilësisë në procese të ndryshme teknologjike gjatë zbatimit të punimeve.

– Organizimin dhe Koordinimin me stafin në varësi (teknik, brigadier, hidraulik, elektricist, topograf) për punime në kantier.

– Udhëheqjen e punimeve, planifikimin e fronteve të punës për procese dhe kontraktorë të ndryshëm, koordinimin e programit të punës midis kontraktorëve, aty ku puna e tyre ndërthuret në faza të caktuara.

– Evidentimin e nevojave për materiale dhe mirë administrimin e tyre, të makinerive dhe të fuqisë punëtore në bashkëpunim me Drejtuesin e departamentit te Transportit.

– Përgatitjen e raporteve ditore, javore me problematikat dhe ecurinë përkatëse.

– Kontrollin periodik të kostove, në përputhje me preventivin.

– Identifikimin, planifikimin dhe llogaritjen e volumeve, për zërat e preventivit dhe zërat e punimeve të reja ose të paparashikuara në preventiv.

 

 

 

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi: Diplomë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit.

Eksperienca: Preferohet mbi 5 vjet eksperience pune në zbatim (kryesisht në objekte Civile me karakter banimi)

Aftësi:

– Të zoterojë shumè mirë programin AUTOCAD, e si dhe të ketë njohuri shumë të mira të Paketës Office.

– Të ketë aftesi të mira manaxheriale si dhe vendimarrëse.

 

 


Menyra e aplikimit:

Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) në adresën tonë rekrutime@dimensionhr.al
Ju lutemi të specifikoni në subjektin e-mailit pozicionin vakant për të cilin aplikoni.Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë.

JU MIREPRESIM!


*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personaledhe do të përdoren vetëm për qëllime rekrutimi

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 35 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Rr.
  • Profili Konsulence, Punesim, Sherbime