Inxhinier Supervizimi 40 views

Job Expired

Përshkrimi

AGIKONS sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ”Marea Resort” (Kavajë), “Tarraca e Ullijve” (Dhërmi), “Plazhi i Gurtë” (Qeparo), “Bougainville Bay” (Sarandë) si edhe “Meshtekna” Brezovice.

Kompania vlërëson burimet njerëzore si asetin me të madh të shoqërisë, duke kontribuar në zhvillimin dhe promovimin e tyre në fusha të ndryshme profesionale. Talentet e reja kanë mundësinë e përvetësimit të njohurive me profesionistët më të mire të fushës dhe të bëhen liderat e së nesërmes. Inxhinieri Supervizimit do të duhet të marrë përsipër përgjegjësinë për përgatitjen e dokumentacionit Tekniko–Ligjor të objekteve deri në dorëzimin përfundimtar të tyre.

Detyrat

  • Harton dokumentacionin e fillimit dhe përfundimit të objekteve sipas proçedurave dhe në përputhje me afatet kohore.
  • Bashkëpunon me Ekipin për përgatitjen e dokumentacionit Tekniko–Ligjor për secilin objekt, duke përfshirë që nga dokumentacioni ditor deri në finalizimin me libreza dhe situacione të volumeve të kryera.
  • Kontrollon Inxhinierët e Zbatimit që të realizojnë pasqyrimin e punimeve konform legjislacionit dhe kontratave të nënshkruara.
  • Sigurohet që situacionet të ndjekin proçedurën e miratimit tek autoriteti përkatëse.
  • Përfaqëson kompaninë në Institucionet përkatëse për dorëzimin dhe plotësimin e dokumentacionit teknik dhe ligjor.
  • Bashkëpunon me departamentet e kompanisë për problematikat e hasura gjatë proçeseve të punës.
  • Çdo detyrë tjetër të diktuar nga nevojat e punës apo ngarkuar nga Punëdhënësi.

Kualifikimet

  • Të ketë përfunduar studimet në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit.
  • Përvojë pune mbi 5 vjet në profesion.
  • Preferohen kandidatë me eksperiencë të ngjashme në këtë sektor.
  • Të zotrojë mirë ”Paketën Office” dhe ”Autocad”.
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze.
  • Të ketë njohuri të mira të legjislacionit në fushën e ndërtimit.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe organizuese.
  • Të ketë njohuri shumë të mira në leximin dhe zbatimin e projekteve.

Shënime

Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV  në adresen tonë të email: hr@agikons.com.

 

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 7 Jobs
  • Location
  • Rruga/Zona Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit" A0/1
  • Profili Ndertim