Inxhinier Strukturist 183 views1 application

Job Expired

Progeen Shpk është një shoqëri ndërtimi e cila operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si investitor dhe kontraktor kryesor. Vlerat kryesore të Progeen sh.p.k janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë e ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt të sajin.

Progeen sh.p.k ndodhet me seli në adresën: Rr.”Shyqyri Berxolli”, Pallati. Intercosat, Nr. 36B, Tiranë, Shqipëri.

Pozicioni: Inxhinier/e Strukturist

Departamenti: Teknik

Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit: Inxhinieri Strukturist është përgjegjës për analizimin dhe projektimin e strukturës së objekteve civile dhe industriale. Paraqet llogaritje të hollësishme në lidhje me forcën dhe qëndrueshmërinë e strukturave. Hulumton teknologjinë e përparuar dhe praktikat më të mira në zbatim duke përcaktuar zgjidhjen më me kosto efektive.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  1. Të hartojë projektet e strukturave të objekteve civile dhe industriale duke u referuar normave dhe standarteve europiane të projektimit;
  2. Të krijojë modelet strukturale të objekteve civile ose industriale duke shfrytëzuar programet e kompjuterike të projektimit;
  3. Të llogarisë ngarkesat e përhershme dhe të përkohshme të strukturave të objekteve civile dhe industriale;
  4. Të përzgjedhë materialet e përshtatshme mbi bazën e karakteristikave të strukturës;
  5. Të hartojë vizatimet, raportet finale dhe preventivat e objekteve civile dhe industriale;
  6. Të mbikqyrë proçeset e ndërtimit të karabinasë të objekteve dhe të ndihmojë në zgjidhjen e problematikave që hasen gjatë kësaj faze;
  7. Të hartojë progres raportet periodike për proçeset e ndërtimit të karabinasë të objekteve;
  8. Të analizojë dhe vlerësojë projektet e kontratave/tenderave me fonde pubike dhe preventivave të tjerë për projekte të porositura nga Shoqëria;
  9. Të bashkëpunojë dhe bashëveprojë me personelin inxhiniero-teknik edhe të fushave të tjera të ndërtimit për të patur një produkt final me kosto efektive dhe sa më cilësor.


Kualifikimet dhe Kërkesat:

Edukimi: – Diplomë në Inxhinieri profili Strukturist.
Eksperienca: – Eksperiencë pune mbi 3 vjet.

Aftësi të tjera:

  1. Të ketë eksperiencë dhe njohuri të mira të metodave, materialeve dhe normave të ndërtimit;
  2. Të jetë i aftë të përshtatet me teknologjinë dhe kërkesat e reja që dikton tregu i ndërtimeve;
  3. Të jetë i azhornuar me çmimet e tregut për proçeset ndryshme të punimeve për ndërtime civile dhe industriale;
  4. Të ketë aftësi për të punuar nën presion dhe për të përmbushur afatet e dhëna;
  5. Të ketë aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime;
  6. Të jetë i aftë të punojë në grup, në bashkëpunim e baskëveprim me anëtarët e tjerë të stafit të shoqërisë;
  7. Të njohë programet bazë në kompjuter, ArmCad, Microsoft Office, Microsoft Project, Autocad 2d&3d, etj.;
  8. Të ketë leje drejtimi për automjet.

Përfitimet:

  1. Një ambient mikëpritës dhe dinamik;
  2. Një pozicion pune tërheqës ku të ofrojmë mundësinë për të qënë pjesë në projekte sfiduese;
  3. Mentorim dhe mbështetje për zhvillimin tuaj personal dhe profesional;

Mënyra e aplikimit:

Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën: hr@progeen.com (duke specifikuar në subjekt të e-mail-it titullin e pozicionit) nëpërmjet modulit të website.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, Datë  10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

 

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 3 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Rr. Shyqyri Berxolli, Pll. Intercosat
  • Tel/Mob +355688042004
  • Profili Ndertim