Mundësi Punësimi – Vega Solar
Mbi kompaninë: Kompania Vega Solar e ka filluar rrugëtimin e saj në Nëntor 2018 dhe sot është shndërruar në kompaninë lider në tregun shqiptar të projekteve fotovoltaike.
Në kuadrin e zgjerimit të saj, Vega Solar hap pozicionin vakant për Inxhinier Sigurie (HSE), i cili do të jetë përgjegjës për shëndetin dhe sigurinë e stafit në vendin e punës. Oficeri i Sigurisë do të krijojë programe sigurie, do t’i standardizojë ato dhe do të ndajë teknikat e praktikave më të mira në takimet e rregullta që do të zhvillojë me stafin.
Detyra të përgjithshme të rolit:
Krijon politikën e brendshme të kompanisë per sigurinë në punë;
Praktikon teknika të sigurta të punë;
Zbaton dhe ruan standartet e shëndetit dhe sigurisë;
Kryen takime të rregullta me stafin për të ndarë teknikat e praktikave më të mira për sigurinë në punë;
Promovon iniciativat e sigurisë;
Harton dhe mirëmban regjistrat përkatës për të siguruar përputhshmërinë me politikat dhe rregulloret në fuqi;
Dokumenton informacionin e stafit, procesverbalet e takimeve dhe raportet e përpiluara për drejtuesin e departamentit;
Kontrollon rregullisht pajisjet e punës që të jenë brenda standardeve të sigurisë;
Kualifikimet profesionale dhe aftësitë e përgjithshme:
Diplomë bachelor në degët e Inxhinierisë;
Regjistrimi si Oficer i Shëndetit dhe Sigurisë;
Trajnime apo certifikime të ndryshme përbëjnë avantazh;
Aftësi të mira në komunikim;
Minimumi 3 vite eksperience pune në këtë pozicion;
Të njohë mirë paketën Office;
Të zotërojë Patente Klasi B;
Të jetë i gatshëm të punojë në rrethe të ndryshme të Shqipërisë në varësi të vendndodhjes së projekteve;
Shënim: Për të aplikuar për këtë pozicion ju lutem dërgoni CV-në tuaj me foto në adresën: rekrutime@vegasolar.al me subjekt “Inxhinier Sigurie HSE” ose kontaktoni në numrin +355 68 600 7541
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë pune.
*Çdo informacion që do të paraqesin kandidatet lidhur me shprehjen e interesit të tyre për sa më sipër, do të trajtohet me një nivel sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e këtyre të dhënave në përputhje të plote me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” i ndryshuar dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.
More Information
- Rruga/Zona Rruga 21 Dhjetori, Frosina Plaku
- Tel/Mob +355 68 600 7541
- Language anglisht
- Experience Level me eksperience