Inxhinier Ndërtimi / Zbatimi 46 views1 application

Job Expired

Përshkrimi

AGIKONS Sh.p.k., një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit, e angazhuar për përsosmëri dhe cilësi të lartë, në kuadër të zhvillimit të saj fton individë të kualifikuar ti bashkohen kompanisë sonë në pozicionin:
Inxhinier Ndërtimi.

Detyrat

  • Drejton dhe organizon punen ne kantier;
  • Perpilimi I grafikut te punimeve ndertimore mujor dhe total I projektit, mbi baze te te cilit dergon dhe grafikun e blerjeve te materialeve;
  • Organizimi dhe dhenia e urdhërave te punes javore secilit prej nenkontraktoreve , me qellim arritjen e afateve;
  • Do njoftoje rregullisht nënkontraktorin per punimet dhe dokumentacionet qe duhet te kryejne sipas Kontrates  dhe sipas njoftimeve nga Supervizori;
  • Dhenia e zgjidhjeve e problemeve teknike që mund të ndodhin në objekt, duke u konsultuar me Dep.Projektimit:
  • Kerkon per puntore apo nënkontratktor drejtuar Projekt Menaxherit , ne baze te mungesave ne kantier;
  • Kryen kontrollin e nevojshëm cilesor dhe sasior te punimeve te rifiniturave;
  • Plotesimi i procesverbaleve te marrjes ne dorezim te punimeve te kryera nga nënkontraktorët;
  • Plotesimi i procesverbaleve te punimeve te maskuara dhe dhenia ne dorezim e punimeve Kontraktorit te Pergjithshem;
  • Ndarja e puneve per teknikun dhe inxhinierin e kantierit;
  • Dhenia e informacionit sasior dhe cilesor nepermjet plotesimit te proçesverbaleve te Ing. Ndertimit qe perpilon librezat e masave;
  • Kontroll HSE ne kantier.

Kualifikimet

  • Te kene njohuri shume te mira te paketes baze kompjuterike Microsoft Office si dhe te kete njohuri te mira ne perdorimin e AutoCad;
  • Te kete perfunduar studimet ne fushen e Inxhinierise se Ndertimit;
  • Gjuhe te Huaja: Anglisht ( gjuha e dokumentacioneve) dhe Italisht ( komunikimi me Menaxher te Kontraktorit kryesor).

Shënime

Kandidatët të cilët plotësojnë kërkesat e lartëpërmëndura, janë të lutur të dërgojnë CV, në nje nga kontaktet e meposhtme:

Email: hr@agikons.com
Nr Telefoni: 068 40 52 085
Adresa: Blloku Rezidencial Kodra e Diellit, A0/1 Selitë, Tiranë. 

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 7 Jobs
  • Location
  • Rruga/Zona Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit" A0/1
  • Profili Ndertim