INXHINIER NDËRTIMI (në zbatim) 264 views3 applications

Job Expired


DIMENSION HR po kërkon të rekrutojë për një nga klientët e saj një INXHINIER NDËRTIMI (në zbatim)


DETYRAT E POZICIONIT

  • Të planifikojë, të organizojë dhe të zbatojë punimet në sheshin e ndërtimit në përputhje me projektin, kushtet teknike të zbatimit, specifikimeve teknike dhe planit të cilësisë, duke respektuar afatet kohore dhe brenda buxhetit të projekt-preventivëve;
  • Të hartojë planet ditore, javore dhe mujore dhe t’i paraqesë ato për diskutim, aprovim dhe miratim;
  • Të kryejë kontrollet ditore përpara fillimit të punës dhe mbas mbarimit të saj duke mbajtur proçes verbalet përkatëse dhe miratimin e proçeseve në vazhdim;
  • Të zbatojë grafikun e punimeve në përputhje me afatet e përcaktuara në kontratat e zbatimit të punimeve si dhe të plotësojë çdo ditë ditarin e punimeve dhe librin e kantierit;
  • Të koordinojë me personelin përkatës porositjen e materialeve dhe nevojave për realizimin e proçeseve ditore në respektim të grafikut të punimeve;
  • Të mbikqyrë dhe të mbajë evidenca për të gjitha matjet që kryhen për volumet dhe proçes verbalet përkatëse midis palëve;
  • Të përgatisë situacionet mujore, librezat e masave, kostot e punimeve të realizuara nga grupet e punës të Shoqërisë dhe/ose të nën-kontraktorëve;
  • Të përgatisë progres raportet dhe t’i paraqesë përpara Menaxherit të Projektit në mënyrë periodike në varësi të kërkesave të projektit;
  • Të koordinojë, mbikqyrë dhe të mbajë përgjegjësi që të gjitha materialet të cilat vijnë në objekt të jenë sipas porosisë së kryer, në përputhje me specifikimet teknike, standartet dhe të shoqëruara me çertifikatat origjinale të cilësisë;
  • Të mbikqyrë dhe të mbajë përgjegjësi për saktësinë, cilësinë e përdorimit dhe magazinimit si dhe normativat e harxhimit, të materialeve që vendosen në vepër;
  • Të realizojë rakordim javore ose mujore me Departamentin e Financës për kostot, inventaret, gjendjen në magazinë dhe shkarkimin e materialeve;
  • Të mbikqyrë kontrollin mujor fizik të Inventarëve për materialet.
  • Përgatitja e raporteve ditore, javore, mujore në rast kërkese ose nevoje si dhe raportimi për problematika dhe ecurinë e punonjësve.
  • Të jetë pjesë e diskutimeve teknike në mënyrë aktive brenda kompanisë.

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi: Të ketë diplomë në Inxhinieri Ndërtimi.

Eksperienca: Të ketë eksperiencë pune 3-5 vite në këtë profil.

Aftësitë:

  • Të ketë aftësi të mira, në ndjekjen dhe zbatimin e kontratave, në komunikim, etj;
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë aftësi të përshtatet me teknologjinë dhe kërkesat e reja që dikton tregu i ndërtimeve;
  • Të jetë i azhornuar me çmimet e tregut për proçeset ndryshme të punimeve për ndërtime civile dhe industriale;
  • Të ketë aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime;
  • Të jetë i aftë të punojë në grup, në bashkëpunim me anëtarët e tjerë të stafit të shoqërisë;
  • Të njohë programet bazë në kompjuter, Microsoft Office, Microsoft Project, AutoCad 2D&3D, etj;
  • Të ketë leje drejtimi për automjet

Menyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetem në adresën tonë rekrutime@dimensionhr.al me subjekt «INXHINIER NDËRTIMI (në zbatim)»
Bazuar ne aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.

JU MIREPRESIM!


*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 5 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Rr.
  • Profili Konsulence, Punesim, Sherbime