Inxhinier Ndërtimi në Zbatim -Profil Hidro Teknik. 43 views2 applications

Job Expired

Përshkrimi

AGIKONS Sh.p.k., një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit, e angazhuar për përsosmëri dhe cilësi të lartë,në kuadër të zvillimit të saj fton individë të kualifikuar të bashkohen në departamentit Teknik në pozicionin: 
Inxhinier/e Ndërtimi

Inxhinieri i Ndërtimit do të duhet të ofrojë suportin teknik gjatë të gjithë fazave të ndërtimit, në përputhje me projektin, preventivin dhe specifikimet teknike, për të ruajtur standardet dhe lehtesuar çertifikimin e punimeve deri në fazën e dorëzimit të objektit.

Detyrat

Garanton ekzistencën dhe marrjen e të gjithë informacionit mbështetës për zbatimin e projektit sipas kontratave të sipërmarrjes. Bashkëpunon me Ekipin për përgatitjen e dokumentacionit Tekniko–Ligjor & Tekniko–Financiar të objektit deri në dorëzimin përfundimtar të tij. Harton preventiva, situacione mujore, libreza masash, kohëshënues etj Supervizon projektet në ndërtim sipas legjislacionit në fuqi. Rivlereson preventivat me fonde publike apo preventiva të tjera për projekte të porositura nga Kompania dhe mbas shyrtimit të projektit, aplikon çmimet për njësi sipas analizave teknike të miratuara me V.K.M. Harton analizat teknike të zërave të rinj të punës. Koordinon punën për zbatimin dhe manaxhimin e objektit. Planifikon dhe kontrollon ecurinë e proçeseve të punës në kantier. Bashkëpunon me departamentet e kompanisë për problematikat e hasura gjatë proçeseve të punës. Harton program pune për objektet që ka në mbikqyrje sipas rregullave dhe procedurave të kompanisë. Raporton tek Drejtuesi i Departamentit.

Kualifikimet

Diplomë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, profili Hidroteknik. Të zotrojë mirë programin AUTOCAD, e si dhe të ketë njohuri të Paketës Office.
Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe manaxheriale.
Të ketë njohuri shumë të mira në leximin dhe zbatimin e projekteve.

Shënime


Personat e interesuar dhe që plotësojnë kërkesat e përmendura më lart janë të lutur të dërgojnë CV-të e tyre në adresën e mëposhtme: hr@agikons.com.
Kontak: 068 40 52 085. “Agikons” sh.p.k 

Blloku Rezidencial “Kodra e Diellit”, A0/1. Tirane, Albania. 


More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 7 Jobs
  • Location
  • Rruga/Zona Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit" A0/1
  • Profili Ndertim