Inxhinier Ndërtimi 260 views

Job Expired

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Holandë, me afërsisht 6,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Kompania Mane TCI, pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Mane TCI është specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.

Pozicioni:      Inxhinier Ndërtimi

Departamenti: Teknik

Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit: Inxhinieri i Ndërtimit, si pjesë e grupit të projektimit, mbështet menaxherin dhe grupin e projektimit, në detyrat e përditshme që kanë si objekt: grumbullimin e informacionit mbi ecurinë e projekteve të ndryshme të zbatimit; vlerësimin e përputhshmërisë së projekteve teknike me lejet e miratuara, kushtet teknike të projektimit (KTP) dhe me kushtet teknike të zbatimit (KTZ); kontrollin e preventivave dhe grafikëve të punimeve; hartimin e raporteve periodike mbi ecurinë e projekteve etj.

 

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Grumbullon informacion dhe kontrollon ecurinë e projektit dhe punimeve të ndërtimit në përputhje me kontratat e sipërmarrjes, projektin, preventivin, grafikun e punimeve, specifikimet teknike, KTP, KTZ dhe kushteve të sigurisë së shëndetit në punë;
  • Kontrollon dhe vlerëson përputhshmërinë e projekteve konstruktive të hartuara nga projektues të jashtëm, interpreton llogaritjen e strukturave dhe kërkon revizionime sipas rastit;
  • Kontrollon përputhshmërinë e projekteve dhe detajeve (identifikon mospërputhjet mes projekteve arkitektonike – konstruktive – instalimeve elektrike – instalimeve HVAC – KUZ – KUB dhe infrastrukturës inxhinierike nëntokësore), përfshirë rishikimin e detajeve dhe dhënien e zgjidhjeve teknike për zbatim, përfshirë detajimin konstruktiv dhe arkitektonik të elementëve të ndryshëm;
  • Azhornon grafikun e punimeve sipas projektit dhe planit të organizimit, në bashkëpunim me grupin e projektimit;
  • Përgatit raportet periodike (mujore/javore) duke evidentuar problematikat e projektit dhe ecurinë përkatëse të fazave të zbatimit;
  • Kontrollon në mënyrë periodike kostot e projektit, në përputhje me preventivin si dhe identifikon dhe llogarit volumet, për zërat e preventivit dhe zërat e punimeve të reja ose të paparashikuara në preventiv;
  • Asiston menaxherin në marrëdhëniet e bashkëpunimit me stafin e departamenteve të tjera në funksion të projektit;
  • Konsulton arkitektët për skemat konstruktive në fazat e para të konceptimit të projektit;
  • Konsulton grupin e projektimit në analizat tekniko-financiare të përcaktimit të materialeve e detajeve në mënyrë që projekti të realizohet brenda buxhetit;
  • Detyra të tjera që i ngarkohen nga menaxheri i departamentit.

 

Edukimi: Të zotërojë diplomë nivel Master në Inxhinieri Ndërtimi/ Profili Strukturist

Kualifikime të tjera:

  • Të ketë eksperiencë pune nga 5-7 vjet në të njëjtën fushë;
  • Aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondencat e biznesit, kontratat, procedurat dhe manualet teknike;
  • Aftësi për të menaxhuar projekte dhe kontrata të ndryshme specifike që përfshihen në projekte ndërtimi;
  • Aftësi për të prezantuar në mënyrë sa më efikase problematikat, komunikim i shkëlqyer verbal dhe me shkrim, përgatitje raportesh etj.;
  • Të ketë iniciativë dhe fleksibilitet lidhur me orarin e punës;
  • Principet dhe praktikat në përdorimin e programeve kompjuterike (CAD, EXCEL, MS-PROJECT (ose PRIMAVERA) etj.);
  • Përbën përparësi njohja e Revit dhe programeve të tjera kompjuterike “BIM”;
  • Aftësi shumë të mira projektuese, menaxhuese, organizative, planifikuese, dhe komunikuese.

 

Mënyra e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit ne link.

Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

 

Afati i dorëzimit:  11/07/2022

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 4 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Komuna e Parisit, Godina nr.3, kati 1
  • Profili Ndertim