Inxhinier Mjedisi 115 views

Job Expired

Përshkrimi

AGIKONS Sh.p.k., një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit, e angazhuar për përsosmëri dhe cilësi të lartë, në kuadër të zhvillimit të saj fton individë të kualifikuar ti bashkohen departamentit Teknik në pozicionin: Inxhinier Mjedisi

Përshkrim i përgjithshëm 
Inxhinier/e Mjedisit është përgjegjës për studimin, vlerësimin dhe menaxhimin e efekteve të dëmshme të ndikimit në mjedis.

Detyrat

  • Sigurohet që politikat e kompanisë t’i përmbahen legjislacionionit për mbrojtjen e mjedisit;
  • Kryen vëzhgime të situatës mjedisore para fillimit të punimeve ndërtimore dhe përgatit raportin e inspektimit të cilin e raporton tek Drejtuesi i Departamentit Teknik, duke dhënë sugjerime për përmirësime;
  • Realizon analiza mjedisore mbi zhvillimin e planeve inxhinierike për të monitoruar ndikimin e projekteve në mjedis dhe përmirësimin e tyre;
  • Mirëmban, përditëson dhe raporton periodikisht të dhëna në lidhje me të gjitha aspektet mjedisore të inspektuara në kantjer;
  • Krijon data base në lidhje me të gjitha aspektet dhe parametrat e monitoruar (psh gjenerimi i mbetjeve, transferimi i tyre, depozitimi, rregjister mbetjesh, rregjistër tranfertash etj).

Kualifikimet

  • Të ketë përfunduar studimet për Inxhinieri Mjedisi;
  • Të ketë minimumi 5 vite pune si Inxhinier Mjedisi;
  • Të zotrojë Certifikaten ”Vlerësimin e ndikimit në mjedis dhe auditimin Mjedisor”;
  • Të zoterojë ”Paketën Office”;
  • Të ketë njohuri të gjuhës Angleze;
  • Të ketë aftësi shumë të mira të punës në grup;
  • Të ketë aftësi të mira planifikuese, organizuese dhe komunikuese.

Shënime

Personat e interesuar dhe që plotësojnë kërkesat e përmendura më lart janë të lutur të dërgojnë CV-të e tyre në adresën e mëposhtme: hr@agikons.com.

Adresa: Blloku Rezidencial “Kodra e Diellit”, A0/1. Tiranë, Albania.
Kontakt: 068 40 52 085

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 7 Jobs
  • Location
  • Rruga/Zona Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit" A0/1
  • Profili Ndertim