Inxhinier Mekanik – Termoimpiant 86 views

Job Expired

Përshkrimi

AGIKONS sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ”Marea Resort” (Kavajë), ”Tarraca e Ullijve” (Dhërmi), ”Plazhi i Gurtë” (Qeparo), ”Bougainville Bay” (Sarandë) si edhe ”Meshtekna” Brezovice. 
Kompania po kërkon të zgjerojë stafin e saj në Departamentin Teknik, në pozicionin: Inxhinier Mekanik

Përshkrim i Përgjithshëm
Inxhinieri Mekanik do të jetë përgjegjës për kordinimin dhe zbatimin e projekteve mekanike sipas pocedurave te kompanise.

Detyrat

  • Do kontrolloje punimet mekanike te kryera nga nenkontraktori mekanik (Termoimpianti- DDAIR-SUPERIOR CLIMA);
  • Do kontrolloje dhe do dorezoje Insos dokumentacionin teknik mekanik ( I cili do pergatitet nga ing.mekanike te N/K);
  • Do kontrolloje dhe do dorezoje te Inso situacionet mujore mekanike ( I cili do pergatitet nga ing.mekanik te N/K);
  • Do studioje projektin dhe mund te jape sygjerimet e tij , duke u konsultuar dhe me nenkontraktorin per propozim zgjidhje teknike qe do te jene ne interes te Kompanise;
  • Do te kontrolloje organizimin, rakordimin  dhe punen e 3  nenkontraktoreve ne object, ne menyre qe te arrihen afatet e Kontrates;
  • Do njoftoje rregullisht nenkotraktoret per punimet dhe dokumentacionet qe duhet te kryeje sipas Kontrates dhe sipas njoftimeve nga Inso apo Supervizori;
  • Do te organizoje punimet mekanike qe kryhen nga baza, te cilat nuk i kemi kontraktuar.

Kualifikimet

  • Të jetë diplomuar prane Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, profili Energjitikë ose në Inxhinieri Mjedisi;
  • Të kenë eksperiencë të mëparshme pune minimumi 5 vjet;
  • Të zotrojë Paketën Office dhe Autocad;
  • Të zotrojë shumë mirë gjuhën Angleze, gjuha Italiane perben perparesi;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese, organizuese dhe menaxheriale.

Shënime

Personat e interesuar te cilet plotesojne kriteret e mesiperme jane te lutur te dergojne cv-ne e tyre ne adresen tone te emailit: hr@agikons.com
Kontakt: 068 40 52 085.
Adresa: Blloku Rezidencial “Kodra e Diellit”, A0/1, Selite, Tirane. 

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 7 Jobs
  • Location
  • Rruga/Zona Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit" A0/1
  • Profili Ndertim