Inxhinier Mekanik -HVAC 40 views

Job Expired

Përshkrimi

AGIKONS sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ”Marea Resort” (Kavajë), ”Tarraca e Ullijve” (Dhërmi), ”Plazhi i Gurtë” (Qeparo), ”Bougainville Bay” (Sarandë) si edhe ”Meshtekna” Brezovice. 
Kompania po kërkon të zgjerojë stafin e saj në Departamentin Teknik, në pozicionin: Inxhinier Mekanik.

Përshkrim i Përgjithshëm
Inxhinieri Mekanik do të jetë përgjegjës për kordinimin dhe zbatimin e projekteve mekanike sipas pocedurave te kompanise.

Detyrat

Detyrat dhe Përgjegjësitë

  • Do kontrolloje punimet mekanike te kryera nga nënkontraktorët mekanik (HVAC , Gaz Medikal, Furnizim me ujë, MKZ, Shkarkime Drenazhi);
  • Do kontrolloje dhe do dorezoje Kontraktori i Përgjithshëm dokumentacionin teknik mekanik ( I cili do pergatitet nga ing.mekanike te nënkontraktorëve);
  • Do kontrolloje dhe do dorezoje te Kontraktori i Përgjithshëm situacionet mujore mekanike;
  • Do studioje projektin dhe mund te jape sygjerimet e tij , duke u konsultuar dhe me nënkontraktorët per propozim zgjidhje teknike qe do te jene ne interes te Kompanise;
  • Do te kontrolloje organizimin, rakordimin dhe punen e 3 nënkontraktorëve ne objekt, ne menyre qe te arrihen afatet e Kontrates;
  • Do njoftoje rregullisht nënkontraktorët per punimet dhe dokumentacionet qe duhet te kryeje sipas kontrates dhe sipas njoftimeve nga Kontraktori i Përgjithshëm apo Supervizori;
  • Do te organizoje punimet mekanike qe kryhen nga baza, te cilat nuk I kemi kontraktuar.

Kualifikimet

Kualifikimet dhe Aftësitë

  • Të jetë diplomuar prane Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, profili Energjitikë ose në Inxhinieri Mjedisi;
  • Të kenë eksperiencë të mëparshme pune minimumi 3 vjet;
  • Të zotrojë Paketën Office dhe Autocad;
  • Të zotrojë shumë mirë gjuhën Angleze;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese, organizuese dhe menaxheriale.

Shënim

Personat e interesuar te cilet plotesojne kriteret e mesiperme jane te lutur te dergojne cv-ne e tyre ne adresen tone te emailit: hr@agikons.com
Kontakt: 068 40 52 085.
Adresa: Blloku Rezidencial “Kodra e Diellit”, A0/1, Selite, Tirane.

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 7 Jobs
  • Location
  • Rruga/Zona Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit" A0/1
  • Profili Ndertim