INXHINIER MEKANIK 12 views

VIBTIS shpk është një kompani ndërtimi me mbi 15 vite përvojë në treg, e njohur ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të projekteve tona.

Forca jonë më e madhe është stafi, të cilin e mbështesim me një ambient të sigurt, mikpritës dhe mundësi reale zhvillimi profesional.

Aktualisht ne po kërkojmë për:

  • INXHINIER MEKANIK

DETYRAT:

  • Ndjekje dhe mbikëqyrje e punimeve mekanike në terren,
  • Përgatitje e workshop drawings sipas nevojave të zbatimit,
  • Kontroll i zbatimit sipas projektit dhe specifikimeve teknike,
  • Koordinim me ekipet e instalimit dhe kontraktorët,
  • Verifikim i materialeve dhe pajisjeve gjatë instalimit,
  • Mbështetje gjatë testimit dhe komisionimit,
  • Diagnostikim dhe zgjidhje problemesh gjatë zbatimit,
  • Bashkëpunim me ekipet elektrike dhe automatizimi.

KËRKESAT:

  • Diplomë në Inxhinieri Mekanike,
  • Eksperiencë në punime mekanike / instalime industriale,
  • Aftësi në leximin dhe përgatitjen e vizatimeve teknike,
  • Njohuri në AutoCAD ose programe të ngjashme,
  • Njohuri të gjuhës angleze.

SI TË APLIKONI?

Nëse dëshironi të rriteni profesionalisht dhe të ndërtoni karrierën tuaj te VIBTIS shpk, ju ftojmë të dërgoni CV-në tuaj në adresën:

📧info@vibtis.al ose ne nr e cel 📞 069 40 200 38

Faleminderit,
Departamenti i BNJ
📞 069 40 200 38
📧 info@vibtis.al

Only candidates can apply for this job.
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 10 Jobs
  • Location
  • Rruga/Zona Blvd. Deshmoret e Kombit Twin Towers Tower 2, Floor 5/1
  • Tel/Mob +355 4 2280 120
  • Profili Sherbime